13:00 – Shtohen hijet e dyshimit mbi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Përveç ankesave pa fund të anëtarëve që prej vitesh janë bërë pjesë e PD-së, të cilët sot në mëngjes nuk kanë gjetur emrin e tyre në listë, duke mos pasur mundësinë të votojnë, një tjetër element i shton dyshimet për një fitues të paracaktuar.
Në secilën fletë votimi është konstatuar një numër rendor, i cili e bën të identifikueshme votën e secilit anëtar. Në këtë mënyrë cenohet rëndë fshehtësia e votës, pasi është lehtësisht e verifikueshme se cilën fletë votimi ka marrë secili prej votuesve.
Burimet thonë se ky fakt ka shkaktuar irritimin e shumë anëtarëve të PD, të cilët kanë bojkotuar votimin ose nuk janë paraqitur fare.
Gara për kryetar PD, anëtarët nuk gjejnë emrat në lista
11:00 – Pak pas nisjes së procesit të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike nga anëtarët e saj ka pasur denoncime për mungesën e emrave në lista. Shumë prej tyre janë shprehur të indinjuar për pamundësinë për të shprehur vullnetin e tyre, ndërsa të tjerë e kanë quajtur të qëllimshëm një fakt të tillë. Ankesa ka pasur nga anëtarë të Partisë Demokratike të Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Gjirokastrës etj.
Berisha: Ditë historike për PD
10:00 – Sali Berisha e konsideron ditën e sotme si historike për PD. Në një postim në Facebook sot paradite, Berisha shkruan se zgjedhja me parimin “një anëtar – një votë” aplikohet për herë të parë në historinë e vendit.
“Të dashur miq, sot ditë vërtet historike për PD! Ne, anëtarët e saj, do zgjedhim për herë të parë në historinë tonë, por dhe të vendit, me një garë të vërtetë me parimin “një anëtar – një votë”, kryetarin e ri të PD. Rroftë Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj! sb”, shkruan ai.
Demokratët zgjedhin sot kryetarin e ri
08:00 – 105 mijë demokratë u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Votimi ka nisur sot në orën 08:00 në të gjitha selitë e PD-së në rrethe. Dy kandidatët për postin e kryetarit të PD-së kanë mbyllur dje fushatën, kryefjala e të cilës ishte domosdoshmëria për bashkimin dhe vlerësimin e kontributit të çdo anëtari të partisë që tashmë është në opozitë.
Basha dhe Olldashi garojnë për postin e lënë bosh nga Berisha, i cili u dorëhoq pas humbjes së thellë në zgjedhje. Basha shihet si më i favorizuar, për shkak të mbështetjes së Berishës dhe familjes së tij.
Zgjedhja e kreut të ri të PD bëhet për herë të parë sipas parimit “një anëtar – një votë”.
Janë gjithsej 58 qendra votimi në të gjithë vendin për 39 degë të PD-së në rrethe, ndërsa vetëm Shkodra dhe Kamza, për shkak të numrit të madh të anëtarëve, kanë nga dy qendra.
I gjithë procesi do të udhëhiqet nga Komisioni Zgjedhor i ngritur pranë Partisë Demokratike, i cili përbëhet nga: kryetari Gjergj Lezhja, anëtarët Halit Shamata, Paulina Hoti, Gazmend Dibra, Bahrije Isufi, Arben Ibro, dhe Genti Minarolli. Ndërsa procesi i votimit do të asistohet nga dy anëtarët teknikë: Florian Xhuti dhe Albert Avduli. Çdo kandidat do të ketë nga një anëtar në komision.
Fleta e votimit
Sa i përket fletës së votimit, ajo do të ketë vetëm dy emra, ku numri 1 është Lulzim Basha dhe numri 2 Sokol Olldashi. Fleta e votimit do të jetë e kaltër dhe në të gjithë sipërfaqen e saj është e stampuar sigla e PD-së. Gjithsej janë shtypur 120 mijë fletë votimi, 15 mijë më shumë se numri i anëtarëve. Element tjetër i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve janë kutitë e votimit. Me një shkresë zyrtare PD-ja i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 200 kuti, të cilat janë shpërndarë tashmë në të gjithë vendin, ku në varësi të numrit të anëtarëve, çdo degë do të ketë nga dy ose tri kuti votimi.

nuk eshte ky realiteti aspak o DITA. partia pd eshte nje stan me ndyresira qe kane mbi kurriz krime, vjedhje e vrasje. dy kandidatet jene dy lolo te ndyra. te dy te korruptuar, njeri , luli eshte vjedhes e vrases I shumefishte,, qe te dy heqin brejet sa here I teket diteziut qe u flak ne plehra nga shqiptaret, qe te dy heqin breket pra sa here I teket kriminelit berisha dhe sa per ate votim sipas parimit nje antar nje vote te gjithe e kemi te qarte se sa vlen ne kete mocal qe quhet pd. aty antaret jane kufoma te gjalla qe nuk ngrene zerin per asnje gje….ka me keq se sa humbja katastrofale e 23 qershorit dhe antare zinjte nuk ndihet fare, biles krimineli po perpiqet t’i talle deri ne ate fare limiti sa te thomne qw duam brishen perseri hahhahhah keshtu e pafsha kete parrti qe nuk eshte tjeter vecse ceta e kriminelit sali berisha ku asnje nuk ben as edhe nje pordhe pa e ditur berisha. ju lutem mos beni pis gazeten e na tregoni per keto palo candidate e per kete cete cubash
Parti zhelesh….”lesh e li” siç janë ashtu do ngelen, po qe se në themel të punës do mbajnë hilet, mashtrimet, urrejtjen, shpifjet, sharjet, ofendimet,…A ka njeri me dy pare mend e serioz në këtë parti, që tu tërheqë vëmendjen e ti shtrojë këta cuba?!
parti pazaresh
As mos prisni rezultatin neser. Kutite do te shkojne ne magazinat e Lundres njehere! Do te flejne nja dy tri net atje, pastaj…
Me gjithe respektin qe kam per ju te gazetes Dita,ky na qenka cenimi me i madh,po pjese te territorit qe ky i shiti tek greku, po krimet ndaj popullit te Koseves duke bashkepunuar me milloshevićin,po vrasjet masive dhe ato me snajper, po kthimin e pasurise se shtetit (popullit)ne xhepat e vet po te tjera pa fund qe nuk i jane thene etj etj.Cila parti opozitare e ka denoncuar kete njeri deri ne Strasburg apo ne Hage, dhe a disponon ndo 1 njeri akt – padi kunder tij?????ose opozita eshte bashkepuntore ose eshte frikacake,ose ky paska te (drejt) ose gjithe populli e paska (gabim).
BANDA e brekedhjerit te historise vetem produkte muti mund te kete.Eshte xhenerozitet i pafalshem ta quash parti.
Lora,gazi,shqipfolësi e te tjeret shprehin ate qe e dine gjithe shqiptarët/pd eshte nje bande falsifikatoresh,hajdutesh,kriminelesh,zhvatésish,njerzish pa asnje vlerë morale. Saliu ka grumbulluar aty gjithe lumpenin qe i ngjan atij vete. Po te hedhesh grepin ne pd vetem salinj kap. Ky lloj krapi eshte gjallesa e vetme ne moçalishten demokratike!!!???
Se mos e marre vesh kete lloj manipulimi Sali Berisha dhe pastaj do te deklaroje :- Kjo eshte vjedhje fatale nga Edi Rama dhe i bej thirrje publike qe te terhiqet nga votat e krimit !.. Po anetarja e komisionit , Barija,mos eshte nene Ija ( vjehrra e Lulit )?
Nuk na doli Sala per ato votat e vjedhura PR-se nga Pd-ja ne Shkoder ! Ai vjedh te tijte ,jo te tjeret !
Ajet Delaj — 22 Korrik, 2013 në 11:25 pm
Se pari keto zgjedhje nuk kane asnje rendesi per Shqiperine e shqiptaret e aq me pak per emrin e asaje qe ka mbetur nga Partia Demokratike.
Partia politike ne pluralizem eshte bashkim tersisht vullnetar i njerzve me ide pikepamje e shtrese shoqerore te perafert dhe nuk arrij te kuptoj se kujt i duhet kontrolli i vots se demokrateve me numer rendor kur fare mire njerzit jane te lire te mos jene me pjese e atij grupi.
Grupi Berisha duhet te kuptoje se parti me te medha e te fuqishme jane zhdukur nga skena politike se bashku me liderin e tyre. Nuk kemi nevoje te shkojme larg por vetem ne Italine e Kraxit te dikurshem qe u detyrua te vdese ne ekzil(Tunizi)
Demokracia e shendoshe qe mbeshtete mbi voten e lire eshte menyra e vetme qe garanton ringritjen e nje formacioni politike por edhe shume ane te tjera te jetes shoqerore e politike te nje shoqerie.
Ngutja per te zgjedhur kryetarin e Partise Demokratike pa analize e debat dhe pa platforme te mirfillte politike dhe ekonomike e organizative te se ardhmes se Partise Demokratike duke futur ne proces edhe Sekretarin e Pergjithshem nuk ka per ti sherbyer te ardhmes se Partise Demokratike.
Perdhunimi qe i bene dyshja Berisha -Basha antarsise se mbetur te is-Partise Demokratike duke i kontrolluar e survejuar me numer rendor dhe perjashtimin nga lista e votuesve te partise do ta gropose edhe me keq formacionin privat te Berishes .
Trajtimi qe deshiron ti beje z Berisha antarsise se mbetur te is-Partise Demokratike si tufe delesh qe kerkon tju veje cobanin e ri kanakarin e tije Basha rrezikon ta lere Shqiperine pa opozite zyrtare pasi do kete pasoja te drejteperdrete edhe ne grupin e tije parlamentare.
E thashe opozite zyrtare pasi sistemi demokratik real qe do instalohet ne Shqiperi krijon kushte e hapsira te mjaftueshme per konsolidimin e opozites reale te djathte pa misionaret e Ramizit e UDBese se vjeter se me duket a kane nderruar emrin serbet struktures se vjeter ku se bashku me emrin e ri kane angazhuar edhe gjakun e ri nga cungu i vjeter i tyre.
Keshtu sic i qullosi punet Berisha me se pakti pronen e tije PD do e ndaje me dysh , me se pakti pasi ne vazhdofshin me vene ne jete “mesimet” e tije te ndritura do fshihet fare nga harta politike e Shqiperise moderne ne epoken e re te demokracise.
Opozita ka kohe 4 vjet te riorganizohet per tu rikonsideruar por nese kthejne vetem xhaketat dhe nuk e rithemelojne Partine Demokratike demokratet e antikomunistet e vertete koha per tu rikonsideruar mund te shumefishohet me 4. Une nuk e uroj te ndolle kjo por as qe eshte ne doren dhe mundesine time qe ta ndaloj qe te mos ndolle , fundi i fundit une po mundohem ta jap kontributin tim .