Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Po bëhet thuajse çerek shekulli nga rënia e komunizmit. Mirëpo de fakto komunizmi akoma jeton, madje mbahet i fortë me plotë potere dhe krime të servirura prej ithtarëve përjetësisht komunistë. Shumë zhurmë e shumë potere u bë në këtë hark kohor për hapjen e dosjeve të komunizmit. Asnjë nuk u hap dhe askush nuk u ndëshkua, përpos vejusha e diktatori demek u dënua për dhjetë kafe qerasje jashtë protokollit. Sot pas rrebeshit që lau dhe fshiu nga agjenda çështjen e dosjeve, po bien fuqishëm trumbetat për dekriminalizimin. Po tashmë demonët e vjetër të krimit i kanë kyçur dosjet e tyre shtatë pashë nën dhe. Thuajse e kanë pastruar të shkuarën e tyre 100%. Shtrohet pyetja: kush janë sot të inkriminuarit?! Mos vallë shigjeta do bjerë vetëm te brezi i pas nëntëdhjetës? Kështu me sa duket do të ngjajë, pasi edhe kryekrimineli Sali Berisha është pro kësaj meseleje që ju bënë dush krimbave me ujë kufomash. Nga Preng Pjetri, Lezhë.
