Dëmshpërblimet e përmbytjeve, protestë e banorëve në Novoselë

redaktor

Banorët e Novoselës, një prej zonave më të prekura nga përmbytjet e shkurtit në rrethin e Vlorës, protestuan kundër asaj që e quajnë ndarje të padrejtë të dëmshpërblimeve.

Banorët bllokuan disa momente rrugën kombëtare dhe dhjetra prej tyre u ndalën para godinës së ish-komunës.

Banorët kërkojnë drejtësi për dëmshpërblimet, të cilat sipas tyre kane qenë selektive deri më tani.  Ata akuzojnë ish-drejtuesit e komunës për korrupsion, pasi siç thonë ata, familje të shumta s’kanë përfituar asgjë pavarësisht dëmeve të shumta.

Protestuesit deklarojnë se u janë drejtuar institucioneve përkatëse, por nuk kanë marrë zgjidhje. Nga skema, sipas tyre, janë përjashtuar edhe invalidët, pavarësisht se janë deklaruar si parësorë.

Përmbytjet e shkurtit në Novoselë shkaktuan dëme kolosale në banesa, bujqësi dhe blegtori.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *