Dëmtimet traumatike dentare

redaktor

Dëmtimet traumatike dentare zakonisht ndodhin në pjesën anterior dhe kanë një rol sinjifikativ psikologjik dhe fizik në shëndet. Ndërhyrja imediate do të përmirësonte prognozën dhe suksesin e trajtimit. Studime të ndryshme kanë treguar që rrëzimet gjatë aktiviteteve dhe lojërave të ndryshme janë shkaku kryesor i dëmtimeve traumatike në fëmijët rreth 8-9 vjeç. Traumat zakonisht ndodhin në 67 % të rasteve në djem dhe 33% tek vajzat.

Dëmtimet traumatike mund të kategorizohen në dy grupe të mëdha: dëmtime të indeve të forta duke përfshirë dhe thyerje të kockave, thyerje të kurorës së dhëmbit dhe të rrënjëve. Grupi tjetër përfshin dëmtime të indeve të buta, të procesit alveolar të tilla si avulsioni dhe luksacioni (lëvizja)
Thyerja e kurorës së dhëmbëve të incizive central dhe luksimi i tyre janë dëmtimet më të shpeshta që ndodhin.

Ndërhyrja e shpejtë nga mjeku stomatolog ka një rëndësi shumë të madhe në një prognozë më të mirë. Dëmtimi i dhëmbëve mund të ketë pasoja serioze dhe afatgjata. Mund të shkojë në diskolorim, malformim deri në humbje të dhëmbit. Në rastet kur dhëmbi ka dalë nga alveola dhe pacienti komunikon direkt me mjekun, i kërkohet që dhëmbin ta mbajë në gojë sepse vetë pështyma krijon ambient shumë të përshtatshëm për ruatjen e dhëmbit në kushte të favorshme.

Në rast të kundërt, duhet të mbahet në një gotë me qumësht, por jo më gjatë se 30 minuta ose në solucion fiziologjik.
Anamneza e dëmtimit dentar: Menjëherë pasi fëmija paraqitet në kabinetin dentar i bëhen pyetje për mënyrën se si ka ndodhur trauma, kur ka ndodhur, dhe vendin ku ka ndodhur. Vendi se ku ka ndodhur është i rëndësishëm të dihet për të vlerësuar nëse do të jetë e nevojshme për të kryer profilaksinë ndaj tetanozit. Koha është e rëndësishme të dihet për të mësuar se sa gjatë është ky dhëmb i dëmtuar. Sa më shpejt të nisë trajtimi, aq më e ulët është shkalla e dëmtimit.

Ekzaminimet klinike: Ekzaminimi klinik përfshin kontrollin e të gjitha kockave faciale nga mjeku. Artikulacionet temporomandibulare duhen kontrolluar dhe pasi sigurohet që nuk ka fraktura niset me ekzaminimet intraorale dhe mjekimin sa më të shpejtë të tyre.
Ekzaminimet intraorale: Përcaktojnë shkallën e dëmtimeve të indeve të buta dhe të forta. Në rastet kur dhëmbi ka dalë komplet nga alveola dhe është paraqitur direkt në kabinetin dentar, dhëmbi mund të reimplantohet.

Pasojat patologjike: Gjatë dëmtimit, dhëmbët janë të rrezikuar për nekrotizim të pulpës pasi ndodh mungesa e qarkullimit të gjakut kolateral. Me kalimin e kohës dhëmbi ndryshon ngjyrë.
Pulpitis reversibel
Hemoragji pulpare
Pulpitis irreversibel
Rezorbim inflamator
Ngushtim te kanaleve te dhëmbit
Nekroze pulpe

Në rast të thyerjeve të lehta pa prekje të nervit, kemi ndjeshmëri të rritur e cila stabilizohet pas kryerjes së mbushjes. Në rastet kur nervi është prekur, duhet të kryhet trajtimi endodontik.
Në rast të lëvizshmërisë së dhëmbit, fëmijës i kërkohet të mos kafshojë shumë nga ana e dhëmbit të dëmtuar për rreth 1 muaj. Mund të kryhet edhe shinimi i dhëmbit në mënyrë që të rritet stabiliteti. Më vonë, me anë të kontrollit përmes grafive, shikohet nëse ka shkëputje ose jo të ligamenteve periodontale dhe nëse trajtimi duhet të bëhet. Pacienti duhet të përdorë ushqime të buta për një javë.
Larja e dhëmbëve bëhet me furçë me qime të buta dhe shpëlarja e gojës me klorheksidine 0.1%.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *