Rikardo Kaká është dëmtuar dhe ka marrë vendim që të mos paguhet nga Milani deri në rikthimin në fushë. Është një vendim që ka ngjallur shumë diskutime e që tregon dashurinë e madhe të brazilianit për klubin italian, të cilit nuk dëshiron t’i bëhet barrë në këto kohë krize. Kaká pranoi një reduktim të madh të pagës për t’u kthyer te Milanit pas tre vjetëve në Madrid. “Nuk do të pranoj asgjë nga Milani veç dashurisë dhe mbështetjes, derisa të bëhem më mirë dhe të jem gati të luaj sërish. Për këtë arsye kam vendosur pezullimin e pagës sime për këtë periudhë dhe e vetmja gjë që kërkoj është mbështetje që të riaftësohem”, shkruan lojtari në mesazhin e tij.

Ju te gazetes “dita” mos thoni rrena? Une e di qe nuk ka hequr dorë kaka-ja i brazilit nga paga, por ky kakaja yne d.m.th saliu! Prandaj kini kujdes kur botoni lajme te tilla qe ja u sjell xhota?! Sa per dijeni saliu yne kaka,ka hequr dorë nga paga per t’ja u dhuruar atyre qe jane ne listat ushqimore te dyqaneve,lista qe linden dhe u rriten ne kohen e sundimit te bajrakut te viçidolit!!?
Po ky eshte i mbaruar
RESPEKT BRAVO!!