Dëmtimi, mbrojtësi Gërxhaliu do të operohet

redaktor

Rezonanca magnetike ka zbuluar një frakturë të pësuar në fytyrë për mbrojtësin e Tiranës, Ronald Gërxhaliu.

Dëmtimi i rëndë për futbollistin që pritet brenda pak ditëve të udhëtojë drejt Austrisë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mjekët e specializuar në kryeqytet i kanë sugjeruar mbrojtësit bardheblu të operohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas ndërhyrjes Gërxhaliu do të qëndrojë për 2-3 javë pushim absolut për të marrë veten.

Drejtuesit e klubit i kanë uruar mbrojtësit shërim sa më të shpejte dhe rikthim sa më të shpejtë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *