Dëmtimi i linjës së tensionit të lartë 110 KV Fier – Lushnjë ka lënë sot pa energji Lushnjën dhe gjithë rrethinat e saj. Sipas një njoftimi të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, dëmtime janë shkaktuar me armë gjahu nga persona ende të paidentifikuar.
OST njofton se ka dërguar në terren një skuadër riparuesish, të cilët po punojnë për riparimin e dëmeve. Për këtë sipas OST-së, është i domosdoshëm stakimi i energjisë elektrike në këto zona nga ora 10.30- 13.00.