Dëmtohet Cana, është në dyshim

anazapta

Kapiteni del duke çaluar, De Biazi zhdramatizon: Është shkëmb i fortë

Lorik Cana është dëmtuar të martën gjatë stërvitjes, duke vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen në ndeshjen e së premtes, kundër Norvegjisë. Kapiteni kuqezi u rrëzua në  tokë pa pasur asnjë kontakt fizik me të tjerët, duke shkaktuar frikë për diçka të rëndë. Lojtari i Lacios e përfundoi seancën para të tjerëve dhe doli nga fusha duke çaluar. De Biazi minimizoi situatën, duke thënë se Cana është  “shkëmb i fortë” dhe do të riaftësohet në kohë, për të udhëhequr skuadrën në Oslo. Dëmtimi i Canës ishte problemi i vetëm për De Biazin, ndërkohë që nuk u stërvit Ervin Bulku, i cili ka luajtur të hënën me skuadrën e tij në kampionatin iranian. I munguari tjetër ishte Valdet Rama, i cili është larguar drejt Gjermanisë për arsye dokumentesh, por mesfushori i Valadolidit nuk do të luajë  në Norvegji, kështu që mungesa në stërvitje nga ana e tij nuk përbën problem real për De Biazin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *