Dëmtohet duke luajtur tenis, Robben nuk shkon në Azi

Gazeta Dita

Arjen Robben është dëmtuar duke luajtur me top, por jo futbolli. Mesfushori i Bayern-it aktualisht po punon me një trajner të përgatitjes fizike dhe nuk mund të stërvitet me skuadrën. Sipas gazetës “Bild”, ai nuk do të udhëtojë në turin veror në Azi, por do të përpiqet të rikuperohet në Mynih.

Arsyen e mungesës së holandezit e ka shpjeguar shkurtimisht shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge: “Robben është dëmtuar në kofshë gjatë pushimeve duke luajtur tenis”.

Ndërkohë, në Azi nuk do të shkojnë as Joshua Kimmich, Sebastian Rudy, Niklas Süle dhe Arturo Vidal, lojtarë të cilët kanë marrë pjesë në Kupën e Konfederatave, ashtu si edhe Serge Gnabry, i cili duhet të pushojë pas ndeshjeve që luajti në Kampionatin Evropian U-21. Për më tepër, dy portierët bavarezë, Manuel Neuer dhe Sven Ulreich, janë dëmtuar që në fund të sezonit të kaluar.

Lajmi i mirë, të paktën, është se Bayern do të mund të prezantojë blerjen e vitit në Kinë dhe Singapor, James Rodriguez. Kolumbiani, një makineri e pashtershme marketingu, padiskutim që do të jetë atje, shton “Bild”.

Të dielën, bavarezët do të nisen drejt Azisë, atje ku do të luajnë kundër disa skuadrave si Arsenali (19 korrik), Milani (22 korrik), Chelsea (25 korrik) dhe Interi (27 korrik).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *