Debutim për t’u harruar ai i Andi Lilës me Parmën. Sot në ndeshjen e kupës së Italisë mes Parmës dhe Kaljarit, futbollisti i kombëtares sonë u aktivizua titullar që nga minuta e parë në rolin e një mesfushori shkatërrues.
Por debutimi i “luftëtarit” kuqezi nuk zgjati më shumë se 12 minuta lojë. Pas një zbritjeje në krah, ai pati një problem në pulpë dhe nuk mundi të vazhdonte dot më tej lojën.
Fat i keq për të në takimin e tij të parë në Itali. Edhe ditën e djeshme, Lenjani pati një debutim për t’u harruar me Renën pasi u ndëshkua me karton të kuq.
