Barcelona dhe Spanja do të duhet të bëjnë për shumë kohë pa portierin Viktor Valdes. Numri 1 i katalanasve u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Seltës dhe do të duhet të operohet në gjurin e këmbës së djathtë. Koha e riaftësimit të tij shkon nga 6 deri në 8 muaj duke e bërë të pamundur që portieri të jetë në kampionatin botëror me Spanjën. Edhe Barcelona ka marrë goditje me këtë dëmtim, ndërsa synon titullin kampion dhe Championsin.
