Dëmtoi me eksploziv shtyllën elektrike, arrestohet 20-vjeçari

Leda Hysa

 

Policia e Kukësit ka arrestuar autorin që vendosi eksploziv pranë një shtylle elektrike.

I arrestuari është 20-vjeçari Feim Lugja, banues në fshatin Kalimash.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 23.09.2018, në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 metër fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *