Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka prezantuar buxhetin për vitin 2021 në konferencën e përjavshme. Denaj i ka kthyer përgjigje edhe presidentit Ilir Meta, duke thënë se ky buxhet synon uljen e papunësisë.
“I rikujtoj Presidentit se synimi i buxhetit 2021 është ulja e papunësisë. Në buxhetin e 2021 mbështetja për mbrojtjen sociale janë rritur nga një vit në tjetrit. Është dhënë bonus për personat me aftësi të kufizuar. Fondi rritet me 3.7 lekë për personat me aftësi të kufizuar për buxhetin 2021. Skema e sigurimeve shoqërore ka ardhur në rritje. Strehimi social shumë i rëndësishëm, janë 3 miliard lekë për familjet që përfitojnë bonusin e qirasë”, tha Denaj.
Kjo vjen si përgjigje ndaj presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend buxhetin 2021 me argumentin se nuk nxit rritjen e punësimit dhe as pensioneve, por parashikon veç rritje pagash për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë.
o.j/dita

Papunesine e ulim me mjete te kohes:
EMIGRACION KLANDESTIN.
shume efikas, e ul papunesine tak fak
Punesim tradicional ka vetem per oligarket dhe biznesmenet. Bashkia e Tiranes psh ka kurse (me fonde publike) si te behesh biznesmen.