Denaj publikon shifrat: Investimet e huaja në Shqipëri, 7.3% më shumë se vitin e kaluar

Leda Hysa

Ministrja e Financave, Anila Denaj nëpërmjet një postimi në FaceBook ka bërë publike shifrat e investimeve të huaja në Shqipëri të cilat, krahasuar me një vit më parë janë rritur me 7.3%.

“Sipas të dhënave statistikore të Bankës së Shqipërisë, vendi ynë arrin nivelin më të lartë historik të investimeve të huaja! Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri u rritën me 7.3% për 9 mujorin e vitit 2019, duke arritur shifrën e 810 mln euro çka konfirmon projeksionet e qeverisë që ky vit të tejkalojë totalin e 1 Miliard Euro.

Gjithashtu vetëm për tremujorin e tretë të 2019, IHD regjistruan vlerën +272.2 mln euro ose +1.3%, krahasuar me +268.6 mln euro në tremujorin e tretë të 2018”, shkruan Denaj.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Po kete 7 % e investimeve, ngeli te na tregoje kjo fytyrekurva. Investime quhen dhe ato kur i garanton buxheti i shtetit.
    Si puna e aeroportit, investon ” turku”, por po nuk pati fitim paguan fitimin shqiptari i varfer nga buxheti i shtetit.
    Mareveshjet e Ramutit keto.
    Investime thone, 7 % me shume projekte vjedhjeje.

  • Ka plot hapesira per investime te huaja, madje strategjike per vendin tone. Edhe kur eshte shfaqur interes nga kompani te ndryshme, jane bllokuar nga disa ministra per interesa te disa oligarkeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *