Denaj: Rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik në nivelin e 80%, periudhë e përkohshme

Ornela

Ministrja e Financave, Anila Denaj nga foltorja e Kuvendit deklaroi se situata buxhetore e 2020 u godit nga dy ngjarje të rënda, siç ishin tërmeti dhe pandemia e koronavirusit.

Teksa parashtroi situatën në fjalë, Denaj theksoi se rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik në nivelin e 80% është periudhë e përkohshme.

“Situata buxhetore e 2020-ës është një situatë që u godit nga dy ngjarje të rëndë, siç ishte tërmeti dhe pandemia. Ndryshimi i parametrave makro-fiskal do të jetë i përkohshëm. Rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik në nivelin e 80% është periudhë e përkohshme. Në vlerësimin tonë është parashikuar një rritje të konsideruar në 3 vitet e ardhshme. Tkurrja e pritur në investimet private, pritet të kompensohet nga investimet publike. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u reduktuan. Janë akorduar 34 mln lekë për fondin e rindërtimit. Kemi vendosur që tatimpaguesit deri në 10 mln lekë, të mos tatohen”, tha Denaj.

 

O.J/DITA

Share This Article
1 Comment
  • genjen fshatce moj zonje se prandaj je ne qeverine e kryegenjeshtarit

    s’ka njeri mos dije cfare e rriti deficitin buxhetor dhe te borxhit me shume se fatkeqesite natyrore

    e rriti politika jote per ekonomi me PPP dhe firma shteterore
    femer qelbesire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *