Pas letrës që Sekretarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkon që të jetë parlamenti që të bëjë ndarjen e mandateve, ka reaguar edhe nënkryetari i KQZ, Denar Biba. Në një prononcim për mediat, Biba sqaron se: “Ekzistencën dhe përmbajtjen e shkresës e mësova nga media. Nëqoftëse është e vërtetë është një akt antiligjor dhe burracak. Asnjë nen i Kodit Zgjedhor nuk autorizon Sekretaren e Përgjithshme të KQZ të përcaktojë që vendimi i KQZ i 2009 për ndarjen e mandateve është ne fuqi. Burracak sepse marrëdhëniet dhe letërkëmbimin me institucionet e tjera publike në emër të KQZ i mban vetëm Kryetarja. Duke nxjerrë Sekretaren e Përgjithshme, kryetarja Lleshi është fshehur pas gishtit. Ky është përdorim i qartë i administratës së KQZ për interesa partiake. Në këtë mënyrë këta individë të papërgjegjshëm pasi e çuan KQZ në krizë institucionale, po çojnë vendin drejt një krize kushtetuese me pasoja të paparashikueshme”.
Sa i pavarur je more shoku Biba dukesh qarte. I shkreti ti qe je dhe “profesor” dhe je me i doktrinuar se Jetmir Bushati!!!!!!!!!!!!!!