Dendias: Jemi kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan, palë të treta po synojnë të destabilizojnë rajonin

Ornela
epa07846152 Greek Foreign Minister Nikolaos Dendias during a joint press conference with German Foreign Minister Heiko Maas (not in the picture) in Berlin, Germany, 16 September 2019. Greek Foreign Minister Dendias and German Foreign Minister Maas met for bilateral talks. EPA/CLEMENS BILAN

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, bëri thirrje për kujdes pasi “aktorët e palëve të treta” duket se “po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.

“Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë ndikimet negative dhe t’iu përmbahen vlerave evropiane”, tha Dendias në Sarajevë më 31 maj, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.

Dendias tha se shteti i tij pa mëdyshje mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës, avokon për siguri dhe stabilitet në rajon, por gjithashtu kundërshton në parim çdo ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës për media, dy kryediplomatët kujtuan se Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë 20 marrëveshje dypalëshe në fushën e ekonomisë, mbrojtjes së investimeve, mbrojtjes, transportit, kulturës, edukimit dhe shkencës, por po ashtu thanë se ka hapësirë për forcim të mëtejmë të raporteve ekonomike.

Ministrja Turkoviq tha se Greqia si pjesë e NATO-s, është një partnere e respektueshme e Bosnjës në rrugën e shtetit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veri-Atlantike. Ajo po ashtu tha se dy shtetet bashkëpunojnë përmes programit të bashkëpunimit dypalësh që ministritë e Mbrojtjes së të dyja shteteve nënshkruajnë çdo vit.

Sipas Turkoviqit, Greqia është një prej shteteve që vazhdimisht mbështet integrimin evropian dhe ajo falënderoi Athinën për mbështetjen e Sarajevës për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE, pasi sipas saj, shumica e qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës duan që shteti të anëtarësohet në bllokun evropian.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Grabitja e Detit te Shqiperise ne Hage,nuk eshte ndryshim,,por eshte PUSHTIM i Territorit shqiptar qe nuk mund te kalohet me profka te fqinjesise se mire,,se ne te dy duhemi,por na prishin pune te tretet.
    Deti nuk falet,as ne Hage,as ne Surrel.
    Eshte tradhti Kombetare .
    Te behen Transparente per popullin shqiptar te gjitha Konventat,,Marreveshjet,Traktatet e Fuqive te Medha per ndarjen e kufirit detar dhe Tokesor me Greqine.Te botohen ne shtyp dhe liber,konventa e Parisit dhe Traktati i Firences,1925-26 .
    Kufijte DEetare dhe Tokesore me Greqine jane te Ndara njehere e mire dhe Politikanet shqiptare ne krye te shtetit,qe nga Sali Berisha dhe Edvin Rama i kane hyre nje Aventure me pasoja te renda dhe te PARIPARUESHME ne dem te Integritetit territorial te Atdheut.Neqoftese Konventat dhe Traktatet Nderkombetare te Firences dhe Parisit nuk kane marre Parasysh ca gure qe dalin mbi uje ne Percaktimin e kufirit Detar midis Shqiperise dhe Greqise,,NUK DO TE MERREN PARASYSH AS SOT.Keta gure dhe mikroishuj,kur u nenshkruan konventat nderkombetare ne 1925-26 nuk kane pasur shtetesi greke,por kane qene ne ujra nderkombetare dhe te pabanuar.Greqia i ka okupuar me vone.
    Do ti tunden ne surrat Denmdias dhe kushdo qofte,,Traktatet Nderkombetare,,Ashtu si ju tund Greqia Turqise Traktatin e Lozanes te Fuqive te Medha ne 1923.
    E fundit fare eshte nje Vendim i Gjykates Kushtetuese qe ja pret rrugen perfundimisht ne menyre taxative Edvin Rames te beje Pazare me kufijt e Shqiperise dhe ti dergoje Ato ne Hage.Kufijte e Shqiperise nuk jane KRIMINEL LUFTE,qe te shkojne ne Hage.

  • Ke thene nje fjale me vend , Z. Denada : Nuk jeni per ndryshim kufijsh . Kjo shprehja jote eshte kaq e vertete sa dhe tjetra , kuajt hane tagji . Ceshtja Came , qe pretendojme ne shqiptaret , nuk ndryshon kufij , por u jep mundesi minoriteteve , te zhvillohen shendetshem , simbas konvektes perkates . Ju e masakkruat popullsine came , per kete minimalisht duhet te kerkoni falje nderkombetare . Nje falje e tille , do ta r
    riste autoritetin e Qeverrise Micotaqis , ku ju keni kete post te nderuar . Minimalja do te jete njohja e pronave dhe statusi autonom i Krahines se Camerise , brenda qeverrise tuaj . Ku jane ketu ndryshimi i kufive ? Ceshtja came eshte me urgjente se kufiri detar .Benu ti protaogonist , per t’u mbajtur mend si demokrat perparimtar europjan . Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *