Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet dypalëshe greko-serbe dhe zhvillimet rajonale me fokus situatën në Ukrainë pushtuan takimet që ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pati në Beograd me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij Nikola Selakovic.
Vizita e Dendias në Serbi është pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, përpara Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Dendias, në një konferencë për shtyp pas takimit me Nikolla Selakovic, iu referua agresionit të Turqisë.
“Turqia po sfidon sovranitetin grek në ishujt e Egjeut duke bërë akuza të pabaza. Ne i hedhim poshtë plotësisht këto akuza dhe jemi të vendosur të mbrojmë interesat tona. Interesat tona bazohen në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e detit, interesat tona bazohen në Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Dendias.
Një referencë të veçantë për këtë çështje bëri edhe ministri i jashtëm serb Nikola Selakovic.
“Republika e Serbisë mbetet plotësisht e qëndrueshme në mbështetjen e integritetit territorial të Greqisë, si në tokë ashtu edhe në det, sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin e detit”, tha ai.
Në takimin e dy ministrave u shpreh nevoja për përshpejtimin e proceseve për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dendias vuri në dukje se Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, duke theksuar se një zhvillim i tillë do të rriste stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. U diskutua edhe për çështjen e Kosovës dhe u konstatua nevoja që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje kompromisi.
Dendias iu referua edhe çështjes së Bosnjë-Hercegovinës, duke theksuar se lidershipet politike kombëtare duhet të kërkojnë bashkëpunim për të mirën e vendit, duke parë nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara, duke theksuar se asnjë ndryshim i kufijve nuk mund të jetë perspektivë për e ardhmja.
j.l./ dita
Mos u perdridh Dendias,Mbaji bythet drejt se nuk te fal turku ishujt qe i perkasi Turqise,.Ku i gjete ti grekoman i shitur ishujt e pabanuar disa metro larg bregdetit turk,,qe te vesh dore mbi to dhe ti lyesh me boje?
Ne cilen Marreveshje Nderkombetare jane te shenuar?
Kete po ben edhe ne Gjirin e Sarandes.
Do ti paguashj!