Dënimi i Alban Hoxhës, zbulohen arsyet pse Partizani pezulloi kapitenin

Gazeta Dita

Lënia jashtë formacioni e Alban Hoxhës në ndeshjen e parë ët kampionatit ndaj Laçit ishte surpriza e parë e Mark Iulianos në drejtimin e të kuqve. Por surpriza e dytë ishte edhe më e madhe kur vetë trajneri bëri të qartë se kjo nuk ishte pasojë e një dëmtimi të kapitenit, por si rrjedhojë e një mase disiplinore që është ndërmarrë ndaj futbollistit.

“Panorama Sport” ka mësuar arsyet se pse portieri i Partizanit dhe i përfaqësueses shqiptare u dënua nga klubi për të qëndruar në stol të paktën në ndeshjen e parë të kampionatit. Burime pranë klubit kanë treguar për gazetën se Hoxha ka thyer rregulloret e brendshme sa i përket raportit me stafin teknik dhe drejtues.

“Ai nuk ka njoftuar stafin sa do të mungonte pas ndeshjeve të Kombëtares dhe ka lënë grumbullimin e skuadrës pa leje”, tregoi për gazetën një pjesëtar i klubit, duke sqaruar kësisoj edhe shkeljet e portierit që sollën këtë masë ndëshkimore që çuditi shumë tifozë të Partizanit./panoramasport.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *