Dënimi i Berishës, skadon afati 10 ditor

redaktor

Nga sot, ish-kryeministrit Sali Berisha i lind e drejta që të ndjekë punimet në komisionet parlamentare dhe të marrë pjesë në seanca plenare.

Me skadimin e afatit 10 ditor, Kryesia e grupit parlamentar, në mbledhjen e cila do të mbahet në kohën kur në Kryesinë e Kuvendit do të zhvillohen komisionet e përjavshme parlamentare, do të vendosë rreth qëndrimit ndaj Parlamentit.

Partia Demokratike vendosi 1 javë më parë që të qëndronte jashtë Parlamentit, aq ditë sa Byroja e Kuvendit kishte dënuar Sali Berishën për thirrjen ndaj qytetarëve për armatosje.

Ndonëse ishte një deklaratë që vuri në lëvizje gjithë diplomacinë ndërkombëtare në Tiranë, kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, do ta cilësonte ndëshkimin dhe komentet e ashpra për deklaratën e Berishës, si “hakmarrje”.

Madje, Basha nuk e cilësoi të gabuar qëndrimin e Berishës për armatosjen e qytetarëve. Ai tha se armatosja nuk është as nismë dhe as qëndrim i Partisë Demokratike, por një propozim për gjendjen e krimit sot në vend.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ishte më i ashpër. Ai tha se ish-kryeministri Berisha propozoi një ligj që funksionon në Amerikë dhe nuk kishte asgjë të gabuar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *