Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës për dënimin e ulët vetëm me rreth 12 vite burgim për 10 ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë. Sipas organit të akuzës, dënimet nuk janë në përputhje me veprën penale “shpërdorim detyre”, për të cilën u dënuan ish-zyrtarët e akuzuar për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari. Në pretencën e disa javëve më parë, Prokuroria kërkoi dënimin në total me 56 vite burg për të pandehurit e grupit të parë, ose 5-6 vite izolim për secilin, me gjykim të shkurtuar. Ndërsa në fund të procesit gjyqësor, gjykata dha verdiktin për lirimin me kusht të një prej të pandehurve për shkak të sëmundjes nga e cila vuante dhe dënimin me 8 muaj, deri në 1 vit dhe 6 muaj burgim për të tjerët. Gjithsej u dhanë rreth 18 vite izolim, por duke aplikuar gjykimin e shkurtuar me uljen e një të tretës, të pandehurve u bie kjo masë dënimi për të vuajtur. Disa prej tyre presin gjithashtu lirimin brenda pak javësh, pasi janë arrestuar në muajt korrik-gusht 2014. Aktualisht 5 prej ish-zyrtarëve janë ndarë më vete në procesin që vijon, për 3 të tjerët, Ardian Bitrajn, Mimoza Bruzian dhe Kleves bejtja sapo ka nisur procesi dhe në pritje është dërgimi në gjykatë i dosjes për Ardian Fullanin, ish-Guvernator.
Dënimet e Gjykatës:
Dorian Çollaku, 1 vit burg
Bashkim Xhilaga, 1 vit e 4 muaj, (lirim me kusht)
Lavdim Cani, 1 vit e 4 muaj burg
Myzejen Belba, 1 vit e 4 muaj burg
Liljana Kola (Tusha), 1 vit e 4 muaj burg
Dhimitër Davidhi, 1 vit e 6 muaj burg
Bahri Allushi, 1 vit burg
Gentjan Jahja, 8 muaj burg
Fatbardha Gurthi, 8 muaj burg
Mehdi Marku, 1 vit burg

Nuk po shikoj gjekundi emrin e Fullanit.
Drejtesi i thone kesaj… dikush ben nje vit burg sepse nuk pagoi 1 vit dritat,ndersa nje tjeter vjedhen Shtatedhjet Miliard e Peseqind Milion leke dhe denohet gjithashtu me 1 vit burg,……!!!!!!!!!!!!????????
Drejtesia Shqiptare domethene jep kete vleresim kundrejt qytetareve , “VIDH SA ME SHUME QE TE DENOHESH ME PAK, SEPSE PO VODHE PAK DO TE DENOHESH MAKSIMALISHT” I lumte drejtesise Shqiptare.
Sistemi i ”drejtesise” shqiptare ka marre fund ! Behet fjale per nje bande mafioze e
mbrojtur nga kryemafiozi e kryekrimineli shqiptar , i ardhur nga Vicidoli ne Tirane me
opinga dhe me nje valice kompesate…!