Letër e nënshkruar
Elena Lula
U fol dhe per “denimin me vdekje” në rastin e turistëve çekë. A mundet ndokush të gjykojë se kush meriton të jetojë dhe kush duhet të vdesë për sjellje të keqe? Një politik humane dhe morale bën dallim mes kriminelit dhe krimit dhe kjo është politika e vetme me vlerë për një shoqëri demokratike që respekton të drejtat e njeriut.
Të gjitha sistemet e drejtësisë penale janë të rrezikuara nga diskriminimi, arbritariteti dhe gabimi njerëzor. Asnjë sistem nuk është apo nuk mund të mendohet të jetë i aftë të vendosë në mënyrë të drejtë, konstistente dhe pa të meta se kush duhet të jetojë dhe kush duhet të vdesë.
Vrasja e autorit të krimit do të ishte një reagim barbar dhe anakronik ndaj kësaj situate të tmerrshme dhe që nuk I përshtatet një shoqërie të civilizuar të udhëhequr prej shtetit të së drejtës. Lufta kunder kriminalitetit është komplekse dhe janë të gjitha mundësitë që ajo të zhvillohet e gjithanëshme, aq më tepër që edhe kodi penal parashikon si dënim kryesor burgimin e perjetshëm. Duhet te veprojme . Eshte ne doren tone. Vrasesit duhet te ndeshkohen! Michael dhe Anna u prehshi ne paqe.
