Një nga tre vëllezërit shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm për komplot vrasjeje të ushtarëve amerikanë në ish-bazën e Fort Diksit, tha para gjykatës se nuk u lejua të dëshmonte në gjyqin për terrorizëm në vitin 2008.
Dritan “Toni” Duka deklaroi sot se avokati i tij mendoi se ai do të trajtohej si ekstremist mysliman, ndaj nuk e përgatiti për të dëshmuar.
“Nuk duhet të ketë rëndësi ajo çka besoj unë. Rëndësi duhet të ketë nëse unë jam apo jo i përfshirë në atë për çka më akuzon qeveria”, deklaroi Duka.
Ai po dëshmon në një seancë pas dënimit teksa edhe dy vëllezërit e tij deklarojnë se iu mohua e drejta për të dëshmuar. Avokati i tyre në procesin e 2008-s, Majkëll Huf, i mohoi këto pretendime.
Vëllezërit Dritan, Eljvir dhe Shain Duka e kanë humbur apelin.
Ndërkohë, dhjetëra mbështetës ishin mbledhur jashtë gjykatës së Kamdenit, në shtetin e Nju Xhersit.

TANI QE PASKA MBRUAR GJYQI, MATERIALET E TIJ JANE BERE PUBLIKE.
KUR JEPNI KETO LAJME, PASQYRONI EDHE NJE PERMBLEDHJE TE MATERIALEVE GJYQESORE NE BAZE TE TE CILAVE ESHTE MARRE VENDIMI, QE EDHE LEXUESIT TE KRIJOJNE NJE IDE PER CFARE BEHET FJALE, O SHOKET E DITES.
Keta jane te pafajshem, dhe jane futur ne kurth nga autoritet amerikane per te bere koka turku pas 9shtatorit. Nje nder informantet qe ka sherbyer per ti futur ne kurth eshte shqiptar ( me mbiemrin Bakalli) qe donte te merrte dy letra te qelbura. Fati i tyre i keq, por do Zoti e i ndihmon qe ti ulin denimin se eshte bere krim ndaj tyre.
Urdheroni lexoni sqarimin e rastit https://theintercept.com/2015/06/25/fort-dix-five-terror-plot-the-real-story/?comments=1#comments