Denis Dyrnjaja: Pse reagova kundër poezisë së Rita Petros për incestin

Dita

Gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në “Pasdite në Top Channel”, shpjegoi reagimin e tij ndaj poezisë së shumëpërfolur të Rita Petros.

 “E lexova dhe e rilexova disa herë poezinë dhe pata një shok psikologjik. Pyesja veten nëse është e mundur që të shkruhet kjo? Dhe reagimi im lindi natyrshëm duke u përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale”, u shpreh Dyrnjaja.

“Në një vend si Shqipëria, kjo poezi mund të shkaktojë efekte dramatike”, shtoi Denis Dyrnjaja.

Ky është reagimi i plotë në lidhje me poezinë e Rita Petros:

Neveris çdo predikim inçesti! Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti. Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale. Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.

Share This Article
2 Comments
  • Respekte zoti Gazetar dhe faleminderit per reagimin tuaj.Reagimi juaj tregon nivel te larte te integritetit tuaj si qytetar e gazetar,tregon ndjenja te larta te humanizmit ,qytetarise, moralit e pergjegjshmerise ndaj se mires dhe integritetit moral te shoqerise sone. Fatkeqesi e madhe qe nuk reagojne disa persona “VIP”
    ne fushen e moralit,te psikologjise,sociologjise,mediave per kete predikim monstruoz qe i behet PERVERSITETIT,nderkohe qe nuk u shqiten ekraneve dhe mediave te tjera per tema si p.sh.:”si zihej kosi para 3000 vjeteve” duke pare me syte e tyre dita-dites si shthuret e shperbehet cope-cope mentaliteti e botekuptimi i shendoshe e pozitiv i shoqerise pothuaj ne gjithe aspektet e jetes. Ne shoqerite perendimore incesti konsiderohet krim dhe denohet penalisht. Rastet e ndodhura jane teper te rralla dhe mediat e policia i njoftojne publikisht me emer e mbiemer. Personat qe bejne incest, njelloj si ata qe bejne pedofili me femije, kosiderohen njerez te semure dhe me deformime psiqike te lindura dhe per te cilet nuk ka asnje terapi mjekesore qe t’ i sheroje. Vetem duke i izoluar pergjithnje nga shoqeria mund te behen te pademshem. Prandaj kush predikon incestin ( ndoshta jo direkt e haptas por idirekt e ne forma te rrafinuara) ose eshte gjakprishur(nese ideja eshte e tij) ose bashkepunetor i paguar( nese percjell idene e nje tjeter keqberesi). I nderuar gazetar,shohim cdo dite sa rende e abuzojne lirine e shprehjes ne demokraci disa qarqe e individe te caktuar me pikesynime te erreta dhe qe kane sjelle jo pak deme.Populli ka nevoja zhvillimi e qyteterimi qe te rritet humanizmi ne raportet njerezore e jo nevoja degradimi e kafsherimi.Gjithashtu me kete rast,, jam i pari qytetar qe i bej thirrje Presidentit te Republikes,Qeverise dhe Parlamentit qe sa me shpejt : 1)Te konstItuojne Keshillin Etik te Republikes sic e kane shtetet e tjera,i cili intrepreton normat dhe
    kufijte e etikes qe duhen respektuar nga cdo person jurik,fizik,organizate,shoqate,media,veprimtar,(organ,ent a nepunes) shteteror, gjate veprimtarise sjelljes dhe artikulimit te tyre. 2)Gjithe organizmave te siperpermendur tu detyrohet me Ligj qe te miratojne kodin etik te veprimtarise se tyre duke marre dhe dakortesine e Keshillit Etik te Republikes. 3) Ne kodet (administrativ,civil,Penal) te kete disa dispozita,paragrafe,nene penalizuese per rastet e shkeljeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *