Tre janë çështjet e gjykuara deri më tani me objekt “shpifje”, në të cilat paditës ka qenë kryeministri Edi Rama.
Akuzat ndaj këtij të fundit kanë qenë publike, por edhe në rrjete sociale.
Deri më tani janë dhënë tre vendime për këto çështje.
Vendimi i parë është dhënë në 22 tetor të vitit 2019, kur Edi Rama fitoi përballë shpifjeve të Arben Imamit.
Ky i fundit në një nga puntatat e emisionit “Top Talk” deklaronte atëherë se Edi Rama dhe Lulzim Basha ndajnë bashkë paratë.
Pas kësaj deklarate, Rama e paditi në Gjykatë, teksa i kërkonte si dëmshpërblim një vlerë prej 100 mijë lekësh, çështje e cila u gjykua dhe në përfundim të saj u vendos fajësi për Arben Imamin.
Ndërsa një tjetër çështje sërish e fituar nga paditësi Rama është ajo kundër ish-deputetes Jorida Tabaku.
Kjo e fundit ka marrë vendimin e dënimit me 300 mijë lekë gjobë për akuza të pabaza dhe shpifje kundër kryeministrit Rama.
Sipas akuzave të Tabakut, kryeministri Rama mbështeste industrinë e kumarit, akuza që më pas u konaideruan të pavërteta nga trupa gjykuese e Gjykatës së Tiranës.
Imami dhe Tabaku janë tashmë dy emrat e tjerë që i bashkohen Sali Berishës si humbës të proceseve gjyqësore me paditës kryeministrin Rama.

j.l./ dita

Po pse nuk do fitonte? Kur ka ndodhur ne Shqiperi???
korrigjim. arben ristani
U KORRIGJUA
FALEMINDERIT
po thup thupi ca thot a rri me posht pallatit te berishes dhe e pret per kafe paska qen besnik e lepires klasik per saliun zoti thup thup mbaje partin forte
Paret qe ka marre Rama nga Ristani duhet to ndaje me Bashen sepse Te dy kishin Te njejten shpifje
AI KA PER TE NGRITUR PADIJE NDAJ TE GJITHE POPULLIT SHQIPTAR QE ESHTE NE OPOZITE ME TE DHE DO TE FITOJE ..! CUDIRA SHQIPTARE, MJAFT ME ..!
Kjo tregon se “Drejtesia eshte e pavarur” Kur je ne pushtet ke gjithmone te drejte!!!!!
Fidel i Kastrove, po te dish me shume, kontakto te denuarit se mbase i ndihmon ta fitojne ceshtjen ne apel.
Deri atehere mos bej te diturin.