Dënohen tre shqiptarët grabitës

redaktor

Një vit pas arrestimit tre shqiptarë, pjesë e një grupi prej 7 grabitësish të konsideruar si banda e tmerrit kanë marrë dënimin.

Juli Markja dhe Adrian Gega janë dënuar me më shumë se 4 vjet burg ndërsa Arjan Sula 2 vjet e 4 muaj, një tjetër që kishte rolin e shoferit është lënë në arrest shtëpie.

Të tre këta persona u arrestuan në operacionin e koduar në shqip “hajdutët”. Ata akuzohen për grabitje banesash, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të policisë.

Synimi i tyre ishin paratë dhe sendet me vlerë. Aktivitetin kriminal e ushtronin në zona të ndryshme të italisë si Veneto, Toscana dhe Marche.

Policia ka vërtetuar se në të shumtën e rasteve ishin bashkëshortet e tyre që bënin porosinë për sendet me vlerë. Një vit më parë policia arriti të gjejë edhe argjendarinë që riciklonte floririn e vjedhur nga banda shqiptare.

Hetuesit mundën të gjenin prova për 14 raste grabitjesh edhe pse dyshojnë se aktiviteti i tyre ka qenë më i gjerë. Mendohet se sendet e grabitura arrijnë në vlerën e 300 mijë eurove.

Mediat italiane raportojnë se ata nuk janë shfaqur të penduar pasi në prani të policëve janë shprehur se vjedhjet i kryenin pasi në Itali nuk u ndodhte asgjë.

Për arrestimin e tyre kanë punuar 30 efektivë të cilët kanë analizuar rast pas rasti të gjithë grabitjet e kryera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *