Dënohet me 2.4 vite burg prokurori Haxhi Giu

Elton Tafaruci

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot dënimin për ish-prokurorin e Krujës, Haxhi Giu.

Ai është dënuar me 2 vite dhe katër muaj burg, për akuzën e korrupsionit pasiv.

Giu i është nënshtruar gjykimit të shkurtuar dhe në fund të procesit perfitoi uljen me një të tretën të dënimit.

Haxhi Giu u arrestua në 2 Dhjetor të vitit 2015. Sipas prokurorisë 53-vjecari në këmbim të 29 mijë eurove kishtë marrë përsipër ndryshimin e akuzës për Paulin Shporin, i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike.

Share This Article
3 Comments
  • Po me pasurine e tij cfare do behet o plehra APO e ka vene me djerse?gati cdo njeri do ishte i gatshem te bente 2-3vjet burg dhe mos tja luante kush pasurine!do bejne shtet majmunet e ballkanit!

  • Mbas denimit nuk ka me ” … sipas Prokurorise 53 vjecari …” por shpallet vendimi I gjykates. Kaq e thjeshte eshte!
    Goni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *