Gjykata e Apelit ka dhënë dje verditkin final për të akuzuarin si vrasës i Eva Vishajt, ngjarje e ndodhur në vitin 1997. Albenc Ago, i burgosur për vrasjen e nënës së këngëtares së madhe shqiptare, Elsa Lila, u shpall fajtor, duke u dënuar me 20 vite burg.
Ago u dënua në mungesë në vitin 2005 nga Gjykata e Tiranës dhe një vit më vonë u ekstradua nga Italia, duke nisur dhe betejën ligjore me drejtësinë shqiptare.
Pas ecejakesh të shumta, Gjykata Kushtetuese e prishi vendimin e dhënë për Agon, duke i hequr nga supet dënimin me 20 vite burg, vendim që u la në fuqi dhe nga Gjykata e Lartë.
Pasi e rigjykoi çështjen, Apeli i Tiranës firmosi për fajësinë dhe dënimin e Albenc Agos.
Eva Vishaj (Lila), nëna e këngëtares së famshme shqiptare, u gjet e vrarë rreth orës 19.00 të mbrëmjes së 23 majit 1997 në kilometrin e 29-të të aksit rrugor Tiranë– Elbasan, pikërisht në afërsi të fshatit Gracen. Trupi i pajetë i gruas u pikas nga një shofer furgoni që udhëtonte drejt Elbasanit, i cili e shoqëroi drejt Spitalit Ushtarak.
Eva Visha, para se të qëllohej me një plumb në sy, ishte keqtrajtuar me sende të forta dhe hedhur në anë të rrugës.
Dosja për shumë kohë mbeti pa autor dhe vetëm në vitin 2004, me insistimin e familjarëve, prokuroria e rihapi çështjen. Një vit më parë, u vu nën akuzë Albenc Ago dhe dosja ndaj tij u dërgua për gjykim. Gjykata e Tiranës firmosi dënimin me 20 vite në mungesë.

Eva vajza me e bukur ne Vlore ne vitet 70′
Ate dite qe u vra nena e Elses doli nga selia qendrore e parties socialiste.Vrasesi I saj ishte shofer I ksaj skuadre vrasese e jo kombtare qe e mori nga kjo seli ku pasi e torturoj e vrau ,dhe e holli ne rruge.Kjo eshte skuadra pushkatare qe per fatin e zi eshte parti politike,vazhduese e partis komuniste bashk me zerin e popullit qe nga viti 1942.
mark.uk,,,,mos je gje ilir kumbaro ti ??????? apo je ndonje shik-s I gazidedes qe din kaq shume gjera qe nuk I dime ne te tjeret??????