Artur Zoto ish-drejtori i Përgjithshëm është dënuar më 5 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai nuk ishte në sallë kur togat e zeza lexuan vendimin duke u përfaqësuar vetëm nga avokati tij.
Gjithashtu gjykata vendosi t’i heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Zoto akuzohet nga Prokuroria për korrupsion dhe abuzime me tenderët e ushqimeve gjatë kohës që ushtroi detyrën.
Sipas Prokurorisë Zoto sëbashku me ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labi edhe ky në gjykim për të njëjtat akuza kishin krijuar një skemë korruptive, duke paracaktuar fituesin e tenderëve te ushqimeve për të burgosurit.
Labi në këtë hetim kishte dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke treguar të gjithë skemën.
Në bazë të deklarimeve të tij, tre biznesmenë përcaktonin fituesin ndërmjet tyre duke paguar si ryshfet 2 milionë leke të reja. Këto para sipas Labit ai i ka dorëzuar në zyrën e Artur Zotos.
Por akuzat nuk u pranuan asnjëherë nga Zoto, duke mohuar se kishte marrë para apo njihte biznesmenët. Ndërsa avokati tha se vendimi do të apelohet, pasi klienti i tij u dënua pa prova dhe fakte.
o.j/dita

Bravo prokuroria
Mascara ka punuar ne Rinas 21 vite me pare qelbesire
Po parate ku vajten
Pervec burgut qe paska zene, problem mbeten parate! Ata duhet ti kthehen shtetit deri me nje, se i ka vjedhur! 5 vjet, asgje nuk jane! Jam gati dhe une te vjedh ate sasi lekesh, dhe te bej burg aq vjet sa eshte denuar kjo specie, por, “fatkeqsisht”, dhe ketu qendron e keqja, nuk e bej qe nuk e bej dot, prandaj jemi kaq te varfer, jo vetem une, por qindra e mijra te tjere si une!
Keshtu. Te filloje drejtesia ne kete vend.
Zakonisht te gjithe funksionaret tek ne qe shfrutezojne postin per te bere leke e kane kthyer gjene e grabitur ne mall dhe nje verifikim i dalin sheshit te gjitha se me rrogat dihet tek ne vetem ushqehesh. Dhe tjeter gje e rendesishme qe duhet te funksionoje per cilindo bashke me denimin duhet edhe sekuestrimi.