Dënohet për herë të 12-të grabitësi i biçikletave

Saimir Lleshi
A thief stealing a bike

Prej 20 vitesh e ka kaluar jetën thuajse nëpër burgje, ndërsa pret të dënohet sërish. Bëhet fjalë për një shtetas 49-vjeçar, i cili ka një ves të pa “shërueshëm”; grabitjen e biçikletave.

Elton Kranja është dënuar me 5 vite burg për herë të 12-të, ndërsa dënimet ndaj tij kanë nisur që në vitin 1995. Masa e fundit e dënimit është ulur me 1/3-n për shkak se ka përfituar proces gjyqësor të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj.

Gjatë vitit të shkuar, ky shtetas ka vjedhur 9 biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, duke shkaktuar një dëm me 2.5 milionë lekësh.

I arrestuari thotë se është përdorues i lëndëve narkotike dhe kjo është arsyeja që ka kryer grabitjen e biçikletave. Në të gjitha rastet, ai është dënuar për vjedhje. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *