Dënohet shqiptari pedofil, abuzonte seksualisht me vajzat e mikut të tij

Leda Hysa

Dy pedofilë janë arrestuar nga policia italiane e shtetit. Dy të ndaluarit, 37 vjeçari shqiptar Z.L. dhe italiani A.D., respektivisht miku i familjes dhe xhaxhai i tre vajzave, abuzonin seksualisht me këto të fundit në mënyrë të vazhdueshme.

Dy pedofilët kanë mundur të veprojnë të pa shqetësuar për një kohë të gjatë, pasi kishin besimin e plotë të të gjithë familjes. Ata përfitonin nga vajzat e vogla që shpesh ndiheshin konfuze, duke menduar që aktet e tyre seksuale nuk ishin gjë tjetër vetëm shprehje të pafajshme afeksioni e dashurie, shkruan “La Stampa”.

Hetimi, i cili bazohet totalisht në dëshmitë e vajzave të vogla bëri që dy pedofilët të përfundonin në pranga.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *