Jemi nje grup qytetaresh te shqetesuar ne lidhje me nje ndertim qe po zhvillihot prane banesave tona dhe eshte jashte cdo kushti teknik te sigurise se ndertimit sikurse ne shkelje te plote te dispozitave ligjore per ndertimin. Ndertimi po behet me adrese prane kopshtit zoologjik.
Ne rradhe te pare duam tju veme ne dukje se ky ndertim eshte pezulluar nga policia e shtetit ne 22 Shtator 2013, si ndertim pa leje. Sipas mediave administratori i firmes se ndertimit eshte shoqeruar ne polici dhe ndaj tij kane nisur procedimi penal per “Ndertim pa Leje”. Ne kohen kur nderhyri policia e shtetit Administratori i firmes se ndertimit kishte mundur te ndertonte dy katet e para. Nderkohe sot afersisht pas nje viti pritet te hidhet soleta e katit te 5 te ndertimit.
Firma aktuale e ndertimit, ka publikuar ne nje vend shume te veshtire per tu dukur një “Leje Zhvillimore” me nr. 48, dt 01.10.2013, cfare eshte dhe baza ku ndertuesit po bazohet per vazhdimin e ndertimit. Nuk jemi shume te qarte ne rast se kjo leje eshte ligjerisht e vlefshme per vazhdimin e punimeve. Nderkohe qe punimet kane filluar vetem ne ditet e fundit te muajit Gusht 2014. Investitori eshte nje investitor i ri qe po mundohet te perfundoj ndertimin, pasi Investitori i meparshem nuk e kishte fuqine e nevojshme per të bere nderhyrjet me sa duket. Ka nje mungese te theksuar elegance ne kete shkelje pasi eshte shume e veshtire te besohet qe nga data 22 Shtator 2013 deri me dt 01 Tetor 2013, afersisht 8 dite te jete dhene leja zhvillimire dhe te jete pritur deri ne gusht 2014 per te kryer punimet.
Se treti cfare eshte dhe me e rendesishme, ky ndertim po ngrihet jo me pak se 2 metra lineare distance nga linja e tensionit te larte 220Kv, qe furnizon nenstacionin e Selites, nga i cili furnizohen te gjitha zyrat shteterore dhe pjesa me e madhe e Tiranes se re. Nderkohe qe ne distance Horizontale ka vetem 2 metra lineare ne distance vertikale eshte 5 metra lineare larg. Sipas Rregullave te Sigurimit Teknik, distanca midis objekteve dhe linjes se tensiot te larte 220kv duhet te jete mbi 10 metra nga toka dhe 10 + 7 metra ne distance horizontale pra 17 metra duhet te jete muri i objektit nga linjat e tensionit te larte si kusht minimal sigurie.
Si perfundim, duam tju shprehim shqetesimin tone, sidomos pas vendimit te KKRRT, per bllokimin e dhenieve te lejeve te ndertimit deri pas zgjedhjeve te reja vendore dhe per verifikimin e atyre qe jane dhene ne proces, per Administraten e Komunes Farke, e cila ka dhene kete “leje zhvillimore” ne shkelje te plote te sigurise teknike dhe legjislacioneve ne fuqi. Ju bejme thirrje te gjithe organeve, qe kane nje respekt per ligjin dhe per shtetin qe duam te ndertojme te marrin masa per verifikimin e ketij rasti.
Me respekt,
banorë të zones
