Denoncim nga kolegët, Kreu i Apelit në vetting

Bora Basholli

Kryetari i Gjykatës së Apelit Administrativ Kastriot Selita u përball me komisionin e vettingut këtë të enjte.

Sipas hetimit të KPK-së Selita rezulton se ka në pronësi tri apartamente  dy prej të cilave në Tiranë dhe një dubleks banimi në Gjirin e Lalzit.

Por nga hetimi, KPK ka konstatuar se kryegjyqtari ka mundësi financiare për të justifikuar këtë pasuri nisur edhe nga një trashëgimi e bashkëshortes, e cila para martese ishte pronare e një banesë në Tiranë nga shitja e të cilës kishte mundësuar edhe blerjen e  apartamenteve.

Por ndaj kryegjyqtarit ishin paraqitur ne KPK një denoncim nga një grup gjyqtarësh të Apelit Administrativ ku pretendohej se në çështjen e vitit 2016 të Bledar Valikaj  bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj dhe Presidentit te Republikës kishte një komplikim juridik.

Sipas denoncimit  trupi gjykues ku bënte pjese edhe Selita ka luajtur rol aktiv në urdhërimin e KLP-së.

Por sipas Selitës vendimi nuk ka qenë detyrues ndaj KLP për të ndërmarrë veprime ekstra ligjore.

Ndërkohë një tjetër denoncim për gjyqtarin e Apeli Administrativ  ishte bërë edhe në lidhje me figurën.

Po një grup kolegësh të tij gjyqtarë të kësaj gjykate e kishin denoncuar për kontakte  me një person të papërshtatshëm  me inicialet L.H  element sipas tyre i përfshire në krime në fushën narkotike dhe evazionit fiskal.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga selita por edhe vetë KPK ka konstatuar se nga verifikimet e kryera informacioni nuk kishte rezultuar i vërtetë.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *