Denoncimi/ Falsifikimi flagrant i Çefës dhe Nurit

redaktor

Kam shkruajtur edhe herë tjetër për këtë zyrtar të shtetit. Falënderoj mediat që më kanë hapur dyert e sidomos gazetën “DITA”. Por këtë herë do të sjell fakte të reja nga pisllëqet e këtij personi që ka lënë në dëmin e pronës së familjes tonë si ish Drejtor i Përgjithshëm i AKKP, dëm që na ka hequr neve pronën, të ligjëruar prej 73 vjetësh dhe ia ka dhënë mikut të tij, bashkëzyrtarit në Presidencë, Florian Nuri. Me këtë rast ndjej detyrim të falënderoj Drejtoren e re të AKKP, që më dha mundësinë të shikoja dosjen e pronës sime të sakatuar e të manipuluar, kur Elvis Çefa ishte Drejtor i këtij Institucioni. Që të mos zgjatem, po qëndroj vetëm në tre fakte midis shumë të tjerave që i kam përmendur edhe herë tjetër dhe që po i ndjek gjyqësisht.

Në fillim duhet të them se nuk kam pasur asnjëherë dijeni se çfarë dokumentesh kishte brenda dosja e pronës sonë, ndaj dhe kam ngulur këmbë që ta shihja për dyshimet që kisha. Por kjo mundësi nuk m’u dha asnjëherë gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Tani ja çfarë gjeta :

Faksimile e kërkesës se gjoja Hamza Hamzai heq dorë nga prona e tij dhe kërkon pezullimin e dosjes
Faksimile e kërkesës se gjoja Hamza Hamzai heq dorë nga prona e tij dhe kërkon pezullimin
e dosjes

Në dy vendimet e marra nga ish Drejtori i AKKP, Elvis Çefa, në një hark kohor prej 15 ditësh, i jep Florian Nurit, si përfaqësues trashëgimtarësh, edhe 3052m katrorë më shumë, si duket për të nxjerrë edhe racionin e tij. Të furnizuar nga këto vendime të Elvis Çefës edhe dy shkallët e gjyqësorit në kohë rekord si në asnjë rast tjetër, vulos shpronësimin tonë dhe pronëson z. Florian Nuri, i cili në këtë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë , kur e drejtonte z. Bujar Nishani, sot President i Republikës.

Dhe kulmi i mafiozllëkut që gjeta në dosjen e pronës sonë, ishte një deklaratë sikur unë Hamza Hamzai hiqja dorë nga ndjekja më tej e ankesës sonë për rikthimin e pronës! Nuk doja ta besoja, por ajo realisht ndodhet në dosjen e pronës sonë dhe është shumë e lehtë të kuptohet që është një dokument tërësisht i falsifikuar, sepse aty në asnjë gërmë, që nga fillim e deri te firma nuk është shkrimi im. Ishte me të vërtetë befasuese, kriminale dhe e pabesueshme. Si ka mundësi të shkonin deri këtu? Ku e gjenin guximin? Ku e gjenin mbështetjen? Po le të mbeten këto çështje të organeve gjyqësore, me shpresën se do të ketë ardhur koha që më në fund edhe këto institucione të ndjejnë përgjegjësinë për të vërtetën.

 

Historia  

Prej më shumë se 7 vjetësh ka nisur një luftë midis një njeriu të thjeshtë, pronar i ligjshëm, dhe disa pushtetarëve të lartë që përdorin institucionet që ata kanë nën hyqëm.

Arma ime e vetme ka qenë e vërteta dhe e drejta ligjore, e mbrojtur me dokumente origjinale dhe ankesa të njëpasnjëshme në të gjitha hallkat e pushtetit të vendit tim, kurse arma e tyre ka qenë pozicioni shtetëror që u jep mundësi, ose të gjykojnë vetë, ose të influencojnë me të gjitha format mafioze mbi institucionet servile që kanë në varësi. Fatkeqësisht, ata fitojnë, kurse unë humbas. Në këto kushte, s’më ka mbetur gjë tjetër, para hakmarrjes (sikur gjithë fisi im i madh të shuhet), veç të akuzoj me zë të lartë, publikisht dhe pa marrë parasysh asnjë pasojë, gjithë ata që më vranë ëndrrën demokratike, shpërdoruan militantizmin tim duke tentuar të më shpronësojnë tërësisht, gjë që s’e bëri as shteti diktatorial i Enver Hoxhës, që më mori shumë prona por të paktën më la shtëpinë që kam sot me gjithë bahçe, ndërsa Ju z. President bashkë me vartësin tuaj Florian Nuri, paturpësisht po punoni që të ma vidhni duke përdorur funksionet tuaja shtetërore.

Kam akuzuar për këtë direkt Presidentin Bujar Nishani!

Sepse ai që po rrëmben pronën tonë, është zyrtari i tij më i afërt, ai që e ka marrë pas vetes si ogiç në të gjitha institucionet ku ka drejtuar, në ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Brendshme dhe tani së fundi në Presidencë. Ai është Florian Astrit Nuri.

Unë e akuzoj Nishanin, pasi jam ankuar disa herë në të gjitha institucionet ku ai ka drejtuar, se ky zyrtar që ju s’e ka ndarë asnjëherë nga vetja, duke shfrytëzuar detyrën, privilegjet dhe përkrahjen e tij, po më rrëmben pronën e trashëguar nga babai, qysh prej 73 vjetësh. Ky bir komunisti, që s’kish humbur asgjë në sistemin e Enver Hoxhës, edhe në sajë të lapsit të të atit, që e lajkatonte atë si “udhëheqësin e pazëvendësueshëm të shqiptarëve”, jo vetëm me emrin e tij (rahmet pastë), por edhe me emrin e Nishanit tani, po merret me mua, trashëgimtar të ligjshëm, që u fut në proceset demokratike jo si bir komunisti, por si bir i persekutuar. Unë Florian Nurin e kam quajtur sekser të Nishanit, pasi nuk mund ta justifikoj mbështetjen e pakufishme që një president i jep një grabitësi pronash, të cilin aktualisht e ka Drejtor të Kabinetit të tij.

Share This Article
2 Comments
  • Xhaxhai i tij Florianit ka punuar ne SHIk e Berishes.
    Keta jane rrace zagaresh nga Berati, dhe duhet te shkojne ne burg per falsifikime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *