Denoncimi i djalit të misionarit: Babai merr lekë nga familjet në gjak

anazapta

Misionarët e Paqes marrin lekë me premtimin se do t’i çojnë jashtë familjet që janë në gjak. Ky është denoncimi i djalit të njërit prej anëtarëve të kësaj shoqate. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Ervjon Cara thotë se “Gjin Marku dhe komiteti i pajtimtarëve janë mashtrues. Ata u marrin lekë familjeve në gjak, duke i premtuar se do t’i çojnë jashtë shtetit për strehim politik”.

GSH shkruan sot se Ervjon Cara punon si kameraman, fotograf e regjisor në një media. Të njëjtën punë ka bërë edhe me grupin e pajtimtarëve, duke i shoqëruar në vizitat e tyre tek familjet në gjak, e duke xhiruar e fotografuar pamjet. Këtë punë ia ka ofruar i ati, Preng Cara. Ervjoni tregon se pak kohë pasi kishte filluar punën në shoqatë, kishte zbuluar edhe veprimet e jashtëligjshme që ata bëjnë.

Misionarët e Paqes është një mision që merret me pajtimin e gjaqeve dhe drejtohet nga Gjin Marku.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *