Denoncimi i ish-policit, reagon deputeti: Vajza, xheloze për tim bir

Ornela

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja, mohon akuzat e ngritura nga ish nënkomisari i policisë në Fushë Krujë.

Në një intervistë për Gazetën Panorama, Deputeti Rrahja shprehet se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilëson akuzat e bëra ndaj tij si sajesë.

Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me stacionin e policisë së Fushë Krujës.

Deputeti socialist tregon se ka patur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka patur një lidhje dhe është ndarë.

E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr. Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj edhe akuzave për përdhunim të bëra nga ish kryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rrahja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza.

Sipas deputetit kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk ka patur asnjë problematikë tjetër mes Policinë e Krujës dhe Ligjin.

Rrahja mohon gjithashtu akuzat se në stacionin e policisë ai ka qenë bashkë me të vëllanë dhe persona të tjerë siç e akuzon ish nenkomisari i Stacionit të policisë Emiljano Nuhu.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Horr i jati horr i biri , vajza eshte dhunuar,dhe ekspertiza Mjeko-ligjore e ka vertetuar nje gje te tille mbi bazen e keqyrjes se trupit te vajzes. Ne se djali eshte ndare nga vajza perse e mer me force dhe e dergon ne hotel dhe e kanos duke e dhunuar. Ne se oficeri i policise ndoshta mund te ekzagjiroje dicka , fakti qe vajza ka bere kallzim tregon qe çeshtja eshte serioze dhe djali i deputetit sot duhet te ishte pas hekurave. Te tjerat jane perralla. Ku jane keto shoqatat e mbrojtjes se grave kundra dhunes , perse heshtin? Jane majmur me taksat tona, vete jetojne ne luks dhe heshtin perballe kesaj maskarade .

  • Vajza jetime ka qene shume xheloze per bukurine dhe inteligjencen e birit te Rrahmanit, dhe sidomos shume e etur per te marre medoemos mbiemrin e tyre, RRAHJA, prandaj e sajoi gjithe historine….. Jo per qafe, as per gjuhe, as per veshesh; po ju doni varur prej vetullash!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *