Nga Artan Lame/ Çfarë dini për Shijakun? Vë bast që asgjë, veç asaj këngës së vjetër “Ke ura Shijakut mblodha ca qershija”. Tjetër? Tjetër asgjë, as kujtesë historike, as kujtesë urbane, asgjë.
Në fakt, deri para ndonjë viti, kishte mbetur një park në mes të qytetit, në krye të së cilit ishte një lapidar, nga ata tipikisht komunistë, me një basoreliev bronxi, s’di e kujt autori. Jo ndonjë gjë e madhe, po sidoqoftë nja 50 a 60 vjet mbi shpinë i kishin. Pastaj një ditë, i prenë pemët që të gjitha që të bënin lulishte. Vetëm në Shqipëri ndodh që të priten pemët e lulishtes për të bërë lulishte (!!!).
Pastaj e shkatërruan edhe lapidarin dhe basorelievi prej bronxi natyrisht që përfundoi për skrap. Vetëm në Shqipëri ndodh që të shkruhet historia e re duke fshirë historinë e vjetër.
Ka pasur një piktor ai qytet, Agim Faja e thonin, që ka lënë edhe një pikturë të gjithë asaj situate në vitet ’80. Derisa dikush të mos kujtohet të zhdukë edhe pikturën, ajo do mbetet e vetmja dëshmi artistike e epokës.
Tani kemi një shesh prej betoni tullac (që në gjuhën profesionale quhet dizain bashkekohor) ku të pjek dielli dhe ndoshta pas nja 20 vjetesh do ketë serisht ndonje hije. Por pas 20 vjetesh natyrisht qe do ta shkatërrojnë prapë për të shkruar serisht historinë e re.
Nëse çdo brez do vazhdojë të rrafshojë çdo gjurmë të brezit tjetër, natyrisht që asnjëherë nuk do ta duam këtë vend dhe s’do shohim orën për t’ia mbathur.
A.Sa për kuriozitet, e dini vargun e dytë të asaj këngës së fillimit? Thotë: “Do ja çoj bandillit meze per rakija”. Goxha histori apo jo? Tamam për hava t’bylbylave…


O Artan Lame,priten peme e shkaterrohen mbi kalime e sheshe sikurse ai sheshi Skenderbeg,sepse pastron majfa sa majtas dhe djathtas-majtas,leket e bote se krimit.
Lame dhe istitucioni qe Ju drejtoni shte jo kushtetues,perderisa me fuqine e tije grabit e tjeterson c’do pasuri.
Me nje fjale pune legenesh,drogmenesh,kriminelesh dhe te korruptuarish qe drejtojne te tre pushtetet ne Shqiperi.Prit dhe pak se firma eshte vene per nje fud me turp dhe pa kthim per to.
A e dini se kush ishte Krystal bashkie ne kohen kur u e miratua KY projekt?Besoj po Nese nuk e dini ose nuk donika ta dini perfaqsues I PS dhe tani drejtor tek zyra e punes. Nese te vjen keq per qytetin qe zotrote nuk ke lidhje fare me shijaku Vepro shpejt.Dhe para se te shkruash per shijakun ka dhe plot histori dhe figura te nderruar a nga shijaku qe duhet ti dish dhe te kerkosh neper arkiva jo vetem kenga
Sa kujtese te shkurtetr qe ka ky shperndaresi i fletushkave te pronave zaptuesve. Po te njejten gje beri edhe Edi Rama me lulishten tek sheshi Skenderbej. Ti bere edhe me keq se e rrafshove Golemin duke e betonizuar por ato per ty jane “gjera te vjetra”. Ti je i fundit qe ke tager te besh moral o Lame ziu.