Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj ish-shefit të Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla. Një grup prokurorësh të Njësisë Task-Forcë nisën dje verifikimet e padisë ndaj Zylës dhe 6 personave të tjerë që akuzohen për “shpërdorim detyre”, dosje e depozituar pak ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes.
Lajmi u bë i ditur nga burime të organit qendror të akuzës. Zyla akuzohet për “shpërdorim detyre”, duke i shkaktuar dëme buxhetit të shtetin në blerjen e pajisjeve të përgjimit me vlerë 1,5 milionë euro.
Sipas burimeve, mësohet se pajisjet e përgjimit janë blerë në shkelje me procedurat e fondeve publike dhe në mënyrë të fshehtë, me dyshimet se janë keqpërdorur. Tenderi është zhvilluar gjatë vitit 2011 dhe dyshohet se pajisjet janë përdorur për përgjime të ndryshme të opozitës apo diplomatëve të huaj.
Procedura
Sipas procedurave ligjore, pas depozitimit të dosjes së denoncuar nga institucioni, caktohen një grup prokurorësh për verifikimin e materialeve, nëse ka elementë të veprës penale. Më tej vendoset regjistrimi i dosjes penale dhe caktohet prokurori dhe marrja në pyetje sipas procedurave për personat e përfshirë në këtë abuzim. Gjatë fazës së marrjes në pyetje, është në dorën e prokurorisë të vendosë nëse do presë fletë-arresti, të kërkojë masën “arrest në burg” në gjykatë, apo ta kalojë materialin në gjykatë me hetim në gjendje të lirë. Dhe rasti i fundit, kur hetimet e dosjes pushohen për mungesë provash. Prokuroria ka një afat 3 muaj për të vendosur nëse dosja ka elementë të veprës penale, apo nëse duhet dërguar në gjykatë.
Mazhoranca e sotme, kur ishte në opozitë, ngriti akuza të hapura dhe kërkoi Komision hetimor dhe kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes për këtë çështje, por u pendua. Nga verifikimi paraprak rezulton se pajisjet janë blerë me procedurë të përshpejtuar dhe me firmën e ish-ministrit Imami. Të njëjta burime deklaruan se nga auditimi i bërë në Ministrinë e Mbrojtjes ka rezultuar se pajisjet e blera në një pjesë të tyre, sot janë jashtë funksionit. Zyla dha dorëheqjen nga kreu i SHIU-t për t’u transferuar si kreu i Policisë Ushtarake, nga ku u shkarkua vjeshtën e vitit të kaluar nga ministrja Kodheli.
Ministria e Mbrojtjes ka depozituar edhe 2 kallëzime të tjera në Prokurori në ngarkim të ish-ministrit Arben Imami dhe stafit të tij. Por për këto denoncime Prokuroria e Tiranës nuk është shprehur ende, edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga depozitimi. Bëhet fjalë për tenderin e reklamave me vlerë 1,2 milionë dollarë, i zhvilluar në mënyrë preferenciale dhe jo me prokurim të hapur publik. Nën akuzë janë edhe 6 zyrtarë të këtij dikasteri që ishin pjesë e komisionit. Prokuroria vijon të marrë në pyetje të denoncuarit, por statusi i tyre juridik nuk është përcaktuar ende nga organi i akuzës.

Po ky bust ? Keta jane politikanet shqipetare, pika qe nuk u bie.
Keshtu eshte kur ne krye te sherbimeve sekrete ushtarake caktohet njerez te partise dhe jo specialiste e profesioniste. Zyla eshte peshk i vogel, nje zbatues i urdherave. Bashke me të, në banken e te akuzuarve duhet te shkojne ata qe kane miratuar fondet, Berisha – Bode – Imami.
Kujdes duhet te bejne edhe keta qe drejtojne SHIU-n aktualisht, sspse edhe ata jane njerez jo profesioniste, por te caktuar si militante të partisë në pushtet të ministres Kodheli.
Do ju lutesha thjeshte per kurjozitet ,dikush qe njef origjinen e personit Ylli Zyka ,
te na japi ndonji Info se nga vjen ky person cili qytet i Shqiperise ,me duhet te pohoj ;
duke ditur se nji mbiemer i tille Zyka eshte i lakuar shpesh ne krahinen e Skraparit .Flm .
O shqip, do jete sigurisht nga Radeshi dhe po qe 42 vjec eshte ai qe mendoj une(beks 86-90).Por ngjaka moshatar me Fatos Nanon.
Flm per pergjigjen tende “gjermani fundit” edhe pse emri Radeshi ,mua s’me thot asgje ,pra eshte per dicka e padegjuar .
Sidoqofte rrespekt.