“Ky dokument është pakti i besëlidhjes, i shkruar me gjakun tim. Fillimi e parashikonte një gjë të tillë, por pastaj edhe unë si gjithë të tjerat, kam qenë e damkosur me hekur të nxehtë, përpara se t’u nënshtrohesha torturave të të gjithave llojeve”, rrëfen një grua që ka qenë murgeshë për 12 vjet.
Ajo ka treguar në një videoregjistrim për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, duke treguar versionin e saj në lidhje me hetimin e hapur nga prokuroria e Avellino-s, kundër prifti Stefano Manelli, që në Frigento drejtonte institucionin fetar të Fretërve në Imaccolata.
Kleriku në fjalë është hetuar për mashtrim të rëndë, ideologji të rreme dhe i janë konfiskuar 30 milionë euro. Njeriu i pezulluar në vitin 2013 pas hetimin e komisionerëve të Vatikanit, e mbron veten e tij në këtë mënyrë: “Këto fotografi, së bashku me akuzat e tjera janë të gjitha gënjeshtra, ne paraqitëm tri ankesa”.
Tregimi i i ish-murgeshës është i trishtueshëm. “Thoshin që ne duhet të bëheshim shenjtore, përdornim mjete të shumta për tu disiplinuar, siç ishte një kamxhik me thumba hekuri, ose vishnim mposht rrobave tona, zemra me gozhdë. Ndodhte shpesh që gjatë lutjeve muret të lyheshin me njolla gjaku”, rrëfen ish-murgesha.
“Hanim hi së bashku me makarona të skaduara, e shpesh të gjunjëzuara. Manelli, shpesh me prekte gjatë drejtimit të ceremonisë shpirtërore, duke e bërë që të dukej normale”, vijon murgesha. Don Manelli refuzon akuzat, por sipas raportit të Selisë së Shenjtë, ai do të kishe bërë gjithçka për të penguar kontrollin e pasurisë nga komisionerët e Vatikanit.
Tani, ka një dëshmi mjaft të rëndësishme siç është kjo e ish-murgeshës:-“Dëshmia ime është një sinjal alarmi. Aty brenda ka akoma motra që janë duke vuajtur”.
Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria ka nisur hetimet sepse sipas dëshmive flitet edhe për prostitucion brenda ambienteve të kishës.
