“U pagova 4000 euro avokatëve për të mbyllur dosjen me prokurorët”

Edona Llukacaj

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka denoncuar një ngjarje të rëndë. Sipas denoncimit të shoqëruar me video, dy avokatë, në Tiranë dhe Vlorë, kanë bërë “sekserin” e prokurorëve dhe kanë arritut të lironin nga burgu dhe t’i pezullonin hetimin një qytetari kundrejt shumës prej 4 mijë eurove.

Një qytetar është ankuar pranë emisionit se ankohet se dy avokatë, një në Tiranë dhe një në Vlorë, i kanë marrë 4000 euro për t’i pezulluar çështjen që, sipas tij, i ishte hapur padrejtësisht nga Policia e Himarës. 38-vjeçari thotë se i kanë fabrikuar disa akuza nga Policia e Himarës për vjedhje, madje i kanë renditur rreth 10 vjedhje të ndodhura në vitin 2018. Sipas tij, dhe në aktet e dosjes, për këto vjedhje nuk kishte asnjë provë, veç një dëshmitari që i kishte bërë njohjen. Madje, gjatë një ballafaqimi të qytetarit me dëshmitarët, këta të fundit i thonë se “na kanë detyruar të bëjmë letrat”.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, emisioni arriti të provonte se për lirimin e qytetarit ishin paguar 3 mijë euro. Madje, këtë e deklaron vetë njëri nga avokatët. Ndërkohë, në biseda, avokati tjetër i thotë qytetarit se duhet të paguajë edhe 1 mijë euro, shumë që të mundësonte pezullimin e çështjes.

Qytetari thotë se në datën 23 gusht 2018, pasi ka çuar fëmijët në plazh, është ngjitur në fshatin Vuno, Himarë, ku rreth 50 forca policore e kanë rrethuar. “Erdhën dhe më rrethuan sikur të isha krimineli më i rrezikshëm” thotë ai. Më pas e kanë shoqëruar në komisariatin e Himarës dhe e kanë akuzuar për 10 vjedhje në zonën e Himarës.

“Në polici më thanë se do firmosësh ca letra dhe unë s’kam pranuar t’i firmos. I kam lexuar letrat dhe s’kishte asnjë lloj prove. Kishte vetëm 1.3 gramë kokainë, lëndë narkotike gjatë arrestimit tim. Këtë lëndë e kisha për përdorim vetjak, jam përdorues. Në këtë zonë janë vjedhur vegla dhe materiale dhe siç është vjedhur në shtëpinë time. Në gjithë Vunoin ka vjedhje edhe sot e kësaj dite. Dhe asnjë nuk është zbuluar. Unë dyshoj që shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve e kanë bërë personale, s’e di ku bazohen te x banor, më kanë marrë peng. Kanë nxjerrë dy dëshmitarë, babë e bir” thotë ai.

Më tej pohon se ka qëndruar 20 ditë në polici dhe ka qëndruar vetëm për lëndën narkotike.

Ai vijon: “Për vjedhjet s’më kanë thënë asnjë gjë. Për dosjen e vjedhjeve unë jam thirrur vetëm një herë në prokurori. I kam thënë të gjitha këto që pretendoni, është loja e Policisë së Himarës. Hetimi vazhdon, unë s’kam informacion se ç’bëhet me atë dosje. Unë komunikoj me prokurorinë nëpërmjet avokatit…Unë s’kam tërhequr asnjë dokument nga prokuroria dhe s’kam asnjë info nga prokuroria. Prandaj ju drejtova dhe emisionit tuaj se unë s’kam besim te kjo prokurori dhe te kjo polici,” shprehet më tej qytetari.

https://youtu.be/2V-2au4tG3s

https://youtu.be/mKFKCIhcB0E

Burimi: Tch

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Kur kemi presidentin hajdut me damke,
    çfarë prisni nga prokurorët dhe kryeprokurorët ?
    Një popull hajdut,duhet të vjedhë në të gjitha nivelet.
    Ne nuk jemi koqe si evropianët.

  • po mire mo shoku, emra nuk kane keta avokatet? po keta prokuroret dhe policet nuk kane emra? Perse nuk i thua emrat e tyre qe ti denigrosh? Habietm edhe me gazetaret qe nuk i nxjerrin me foto dhe me emra avokatet seksera dhe prokuroret. Shume i vaket shkrimi, dhe jo konkret. nejse.

  • O Pavlin shko tek you tube che shikoi me fytyre ze dhe emra.
    KETA JANE GJYQTARET DHE PROKURORET QE NEPERMJET AVOKATEVE ZHVASIN SHQIPTARET,
    ISHALLA DO ZOTI QE AMERIKA TA VEJ DOREN N ZEMER E TA SHPETOJE KETE POPULL NGA KJO FARE E PISET.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *