Denoncimi ndaj Agron Canes, MB: Opozita të mos abuzojë, rasti është nën hetim

anazapta

Ministria e Brendshme doli sot pasdite me një deklaratë për mediat në lidhje me denoncimin në media të rastit të një gruaje, të cilës iu kërkua seks me të bijën minorene në këmbim të një vendi pune. Duke iu referuar rastit të Agron Canes (sekretar i deputetit Koço Kokëdhima), i cili sipas një videoje që pritet të transmetohet në darkë në News 24, policia bën të ditur se është kryer arrestimi i 60-vjeçarit, janë marrë menjëherë në mbrojtje viktimat e abuzimit, nëna dhe vajzën 14-vjeçare si dhe po vijojnë hetimet për sqarimin e ngjarjes.

Në emër të Ministrisë së Brendshme, Florian Serjani tha se ende nuk i është dorëzuar videoja që disponon News 24, ndërsa shtoi se opozita po përpiqet t’i japë rastit ngjyrime politike.

Seriani hedhi poshtë akuzat e opozitës se po manipulohen faktet dhe po ushtrohet presion mbi median që të fshihen faktet e dokumentuara lidhuar me abuzimin, meqenëse i akuzuari është sekretar i deputetit të PS-së, Kokëdhima.

“Organet e rendit janë vënë menjëhërë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjarje, – tha Seriani. – Është marrë denoncimi i shtetases E.G. dhe ka nisur puna për vërtetimin e fakteve të saj. Ndërkohë ministri Tahiri i ka telefonuar personalisht gazetarit Artur Çani, duke i kërkuar të dorëzojë sa më parë në polici të gjitha materialet që disponon për të bërë të mundur dokumentimin e aktit të paligjshëm dhë vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.

Deri në këto moment, materiali që disponon gazetari Artur Çani ende nuk i është vënë në dispozicion policisë. Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit ëhstë duke vijuar hetimet proceduriale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësië ligjore të autorit. Përsëri, opozita lëshohet me tërbim duke u orvatur ta politizojë me shpifje dhe fyerje një ngjarje që policia dhe ministri kanë folur me gjuhën e faktit.

Policia është gjendur menjëhërë pranë viktimës së abuzimit. Personi i akuzuar është pezulluar dhe arrestuar nga Policia e Shtetit menjëherë dhe pa as më të voglin ngurrim. Askush nuk e ka kërcënuar gazetarin dhe nuk ka bërë as më të voglin presion mbi median, gjë që e konfirmon edhe vetë gazetari Çani”, përfundoi ai.

 

Share This Article
7 Comments
  • C’kerkon Ceta-Veriore PD ?

    Po krimet, abozimet, mashtrimet dhe vjedhjet e Sali Kriminelit dhe Lul Fqae-Torves i keni harruar ?

    Pellisni, pellisni …
    Shtatori po vjen dhe Drejtesia do shperndahet dhe ngriet ajo e VERTETA.

    Ne shtator do shikoni si do katandiseni ju maloke veriore qe kurre nuk keni punuar per te miren e Shqiperise.

    Cohu ENVER nga varri dhe beji zap maloket veriore qe kane vjedhur dhe shkaterruar Shqiperine si Satrapi-Verior Zog.

  • Oooo gazeta Dita, socialiste jemi dhe ne te tjeret po nuk ja mbajme dot anen Edi Rames sa po ja mbani ju. Ajo grua e ve shkoi per te kerkuar pune per te ushqyer ciliminjte dhe ky monstra i Kokedhimes i kerkon vajzen per ta perdhunuar. Mbani qendrim o gazetare se patjeter jeni dhe vete prinder femijesh. Nuk e kuptoj se ku po shkon qeveria qe e votuam me shpirt e zemer. Na tradhetove EDI RAMA,hap syte se je vete baba dhe zoti nuk te fal.

  • Cfar don Kokedhima ne policine e Sarandes kur jep denoncimin Zonja,mund te ma thote pak Ministria e Brendshme,mos eshte gje shef komisariati,po i zgjidh hallin si me sekretarin zonjes,sepse kur njerezit denoncojne personat afer pushtetit menjehere nderhyjne deputetet ne vecanti per ti mbyllur ceshtjet si duan ato.

  • Keta te PD nuk te falin per te tilla gjera. E mbani mend se cfare i bene Xhelal Mziut per ngacmimet sekasuale ndaj punonjeses se tij (Shamikuqe)?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *