Emisioni “Stop” ka publikuar me filmime të fshehura se si pedagogu Denis Himçi i kërkon një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve.
Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte profesori, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.
Gjithë situata zhvillohet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Studentja në fjalë, me pak “zell e gatishmëri”, do të merrte në pak ditë, të gjitha provimet e dy semestrave.
Madje pedagogu do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.
Në takimin e parë profesori i tha studentes se “e do Zoti shumë”, në takimin e dytë nuk vonoi t’i kërkonte puthje.
Takimi i Dytë:
Studentja- Se s’e marr vesh! Më kupton?
Profesori- Mendova më mirë, që të kishte rini, do të çoj në një lokal peshku.
Studentja- Po më dhëmb dhe koka, jam e sëmurë.
Profesori- Ça të dhëmb? Të kanë ardhur ato?
Studentja- Hë..!
Profesori- Të kanë ardhur ato? Je keq? Të dhëmbin veshkat? Po shyqyr, që erdhën nuk thu?!…
Studentja- Po, mirë!
Profesori- Se, kur nuk të vijnë, nuk është gjë e mirë, moj!
Studentja- Eh! Mirë e ke! Ore do ma shpjegosh tani muhabetin e shkollës tamam, ça duhet të bëj unë për atë provimin? Janë gjithë ato provime, se unë po mos mora ktë shk…
Profesori- Po të them una, hiqe stresin komplet!
Studentja- Po si mor burrë?! Më thuaj ti mua, si mund të marr provimin, që të jem unë.., të heq stresin?
Profesori- Baj gjumin rehat! Rri afër meje!
Studentja- Hmhm.. tashi e kam seriozisht! Do ma shpjegosh tamam?
Profesori- Dhe unë seriozisht e kam!
Studentja- Hajde, të ma shpjegosh tamam tashi! Ca duhet të bëj unë tani?
Profesori- Asnjë gjë!
Studentja- Po si, po neve s’rrimë kot, ça duhet të mësoj a, duhet ça?
Profesori- Ashtu po, do të ndihmoj unë, avash- avash edhe të tjerëve. Neve do të krijojmë, do bëjmë diçka, do vemi tani bashkë, mbasi të pimë kafen ktu, do ikim lart te Universiteti, do marrim te sekretaria ça provimesh ke ti, të semestrit të parë, të vitit të parë të semestrit të dytë, se ti s’ke hy te asnjë më duket dhe do i marrim 1,2,3,5,10…Pastaj do marrim dhe provimet, që ke semestrin e dytë, se ça mund të hysh, unë do të jap për shembull, që ti të futesh në dy provime, do fitosh dy provime. Fiton tani, që kur të vish, që në 1 shtator, ti të kesh mbaru. Në shtator, ti të kesh provimet, e meqë ke marrë mungesa, të japësh provimet e semestrit të parë të vitit të dytë! Një nga këto është letërsia, që është prapë me mu.
Studentja- Hë, hë..!
Profesori- Dhe në shtator, ti po të ecësh me këto ritme, do kesh 3-4 provime dhe ecën në vit të tretë! Rri ok!
Studentja- Nuk është, se i kuptoj tamam.
Profesori- S’më kupton?! Mirë, do marr një laps e një letër…. Mallku qoftë ai, që s’të do ty!
Studentja- Ça ti bëjmë tani, që s’më duan?!
Profesori- Kurse dje ma more për keq! Unë po bëja shaka.
Studentja- Po jo more se s’ta mora për keq!
Profesori- Po lëre!
Studentja- Për Zotin e madh!
Profesori- Unë thashë, ngaqë the ashtu, unë thashë të vij dhe unë thashë shtrihemi të dy, direkt ti…
Studentja- Nuk e mora për keq, po thjesht nuk kam internet në shpi jam pa te, jam dreq.
Profesori- A mund ta paguj unë internetin? Vetëm të komunikojmë dhe hajd bëj ofertën! Do ma bash, do ma bash ktë nder?!
Studentja- Jo more! Nuk e kam për ktë arsye, nuk kam mirë telefonin!
Profesori- Ma plotëso këtë dëshirë! Vetëm flasim lirshëm, se do thush pastaj, jo po s’dëgjova, jo po s’hodha dot foto, se s’kam internet. A mund të ma plotësosh këtë dëshirë të lutem?… Ore të bëj një pyetje una? Ça do ti nga jeta? Kjo është shumë e sinqertë. Supozojmë, se unë jam një engjëll e kam ardhë, të plotësoj dëshirat e tuja nga A te ZH-ja…
Studentja- O profesori im i dashur! Unë nga jeta ime dua, që të mbaroj një shkollë, të futem në një punë, si e thjeshtë, nuk dua shumë nga jeta ime!
Profesori- Atëherë, po sikur unë t’premtoj shumë sinqerisht, domethënë pa.., pa asnjëlloj interesi, në mënyrë, që të mos mendosh ti, që presori po e bën për lekë.
Studentja- Hë!
Profesori- Ti shkollën do ta mbarosh, se më do mu trapi! Po ta them kshu! Thjesht un kam një kshu, më ka picku bleta e për momentin, më ka picku bleta…. Se mos thosh noi nate, hajde dalim të dy! Apo s’të lë i dashuri?
Studentja- Hë…
Profesori- Hë mendoje përgjigjen!
Studentja- Unë s’kam të dashur unë, o burrë!
Profesori- Hë, hë! Ca ke?
Studentja- S’kam të dashur.
Profesori- Po pse s’ke të dashur?
Studentja- Shiko, ku e çon muhabetin! Unë po them provimet, ai thotë të dashur, do dalim..
Profesori- Po pse mos dalim?
Profesori- (I thotë kamarierit) Më sill një laps, më sill e një letër të lutem! Një letër, letër..!
Profesori- Pastaj do vemë te sekretari, do i marrim me radhë provimet, do i shkruajmë me data, data do vish filan, data do vish filan dhe do bisedosh me Anën! Do marrësh çfarë të duash nga Ana, se ka të tre konspektimet. Thuaj të lutem, m’i jep, që t’i mësoj çikë! Të mësosh 5 gjana dhe të mos hysh! Mendo, unë po të fus në provimin, do thuash dy llafe! Kosto zero. Ka nai gjë kaq të paqartë, që s’të shpjegova unë?!
Studentja- Ma jep ktë letrën këtu!
Profesori- Po prit, se do ikim të marrim datat, ajo është kot, thjesht!
Studentja- Mirë, le ta kem këtë, është i imi ky!
Profesori- Po shtrimi më sa bukur e fol, çojmë gjet masazh të fërkojmë, te “Frontera”, të cojmë në Tiranë, të marrë atë shoqen time, të bësh atë, masazh quhet, ke dëshirë kshu, apo s’të pëlqejn kto gjëra? Shkon naiherë, të çoj tek “Frontera”, e ke dhuratë prej meje. Kur të dush, mund të ikësh që tash, që sot, ose më pyt, kur do ikësh, t’i them asaj, mu te Blloku e ke.
Studentja- Në Bllok, ahh…!
Profesori- Në Bllok’t re! Me të futme prapë e kishe.. ha mut ti. Unë flas, ti… Ça më intereson kjo mu, kur s’ka feedback! Ca më intereson?!
Studentja- Shumë mirë!
Profesori- Ec, po hë..!
Studentja- E gjeta!
Profesori- Bravo! Do më japësh noi patate? Noi gjellë? Hë! Kur s’do ta kuptosh…
Studentja- Jo, se s’du ta kuptoj!
Profesori- Nuk do, jemi të dy ktu neve…
Studentja- Eh, jemi…
Profesori- Ça mund, meqë ti i di llafet, ça mund të bëhesh një gjë të mirë, ktu tani, në ktë moment, se po trembesh.
Studentja- Jo mo, nuk po… Auuuu, u trasha për kokë time!
Profesori- Një puthje, më! Një puthje, se ma nxive jetën!
Studentja- Ahhhh…
Profesori– Diçka kupton nga një puthje. Kaq më lal, kaq! Kaq! Kaq!
Studentja- S’e dijsha.
(Profesori afrohet dhe e puth studenten)
Profesori- Tani qite atë çimçakiz më! Ku e ndave atë cimçakizin ti re? Seriozisht e kishe ktë? E kishe puthje?! Bravo! Do iki të vras veten! Kjo ishte puthje?!…
Studentja- Ktë kërkove profesori im i dashur! Ca i ke kto?
Profesori- Puthje ishte kjo?!
Studentja- Po!
Profesori- Hajde tashi!
Studentja- Ti ke arritur në stadin e profesorit, unë s’kam arritur akoma, nuk jam aq e shkathët.
Profesori- Po ç’ke ti? Do të baj unë llafe burrash! Të jap fjalën!
(Profesori afrohet dhe e puth prapë)
Profesori- Të lutem! Më puth edhe ti mua! Të lutem!
Studentja- Step by step!
Profesori- Po mirë! Më puth të thashë! Një puthje të kërkova!
Studentja- Step by step!
Profesori- Me vend! I kam shumë keq kto batutat. Ahhh.., puthe!
Studentja- Tashi, ça do marrim te shkolla ne?
Profesori- Hë!
Studentja- Ça do marrim te shkolla?
Profesori- Te sekretaria pastaj do takohemi prapë! Ec përpara ti te sekretaria!
l.h/ dita







E ku qendron problemi ketu?!
Ylli Pango fitoi 100 000 euro demshperblim, per punen e videos te “mbertheckave”.
Ilir Metes nuk i hyri gjemb ne kembe dhe jo vetem aq, por na u be edhe Presidenti me i mire i te gjitha koherave. Prandaj o popull vazhdoni pini makjato, shkelqeni me foto ne FB duke ngrene paidhaqe dhe patate te skuqura. Ky stan, kete bylmet ka.
Nuk kam se cfare te shtoj me, i ke ren ne koke
Historia mund te permblidhet “Provokatorja dhe Gjytrymi”
Vini re thonjte e “studentes” ne foto.
Ai qe ta kerkon cdo sekonde nuk quhet gjytyrym.Apo te dogji miza.
nuk mundesh te nxjeresh nje konkluzin te sakte vetem nga thonjte e goves po esht nje prove e mire akuze.
Kjo video tregon me se miri degradimin e shoqerise sone keto vite tranzicioni.Kemi studente qe prinerit sakrifikojne duke i derguar me sforco ne shkolla per ti siguruar nje vend pune femijeve dhe studentete qe harxhojne te gjithe kohen neper lokale e gjera te tjera e vetem ne shkolle nuk shkojne dhe nga ana tjeter pedagoget monstra qe duan te perfitojne nga ana tjeter .Nuk dua ti fusim te gjithe ne nje kallup,qofte studentet dhe pedagoget.Jetojme ne kohe te veshtira,
.
Shteti ka kapi dhe ta fusi ne buge kete presor qenka per tu ber femer te vesh fustan ne burge ky debili ja tregojn vendin atje brenda
Kuku none!
DOKTORATURAT E PROFESOREVE ME HALLATIN SA BLENDI FEVZIU SHTATIN
Ja si keta tipa qe sapo shohin nje studente te bukur nuk e mbajne dot PENISIN brenda brekeve, dhe kur i therret Partia shkoje dhe anatemojne “Armikun e Kllases” per plagjiature duke vene ne shenjester si “Target” Agron Tufen me dacibao demaskuese si “Letrat e Hapura” te Enverit ne Kohes se Qepes te Partise se Punes.
Une nuk shoh qe tja kete fut duart me zor. Ajo vete po rri ne makinen e tij dhe po e terheq drejt nje mardhenieje me mirekuptim te plote.
Faji i pedagogut eshte qe premton ti kaloje provimet kesaj monstres qe nuk ka mare asnje provim., nga viti i pare te viti i dyte. Debilin e genjeu mendja se ishte ne hall goca, ajo tall menderen.