Denoncohet për prostitucion në Greqi, arrestohet i kërkuari

Dita

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme vuri në pranga një person të kërkuar, të akuzuar për “shfrytëzim prostitucioni”. Mariglen Mato u arrestua ditën e djeshme, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion vajzën me inicialet I.D.

Burime zyrtare nga Komisariati i Fierit bënë me dije se i dyshuari Mato e ka shfrytëzuar të dëmtuarën për 2 muaj me radhë, duke e detyruar për ushtrimin e prostitucionit. Aktiviteti i paligjshëm ka ndodhur në shtetin helen, kurse vajza e ka denoncuar të riun pas kthimit në Fier.

Paraprakisht mësohet se e dëmtuara ka rrëfyer se Mato e ka mashtruar për martesë dhe lidhje serioze, por pasi mbërritën në vendin fqinj, i dyshuari e ka shfrytëzuar për prostitucion me qëllime përfitimi. I ndaluari e ka mohuar akuzën gjatë marrjes në pyetje, duke thënë se denoncimi është bërë në shenjë hakmarrje për ndarjen e tyre.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *