Denoncoj në polici, ajo s’guxon të ndërhyjë!

anazapta

E dashur Dita! Po u drejtohem ju me shpresë se do të gjeni hapësirë për denoncimin e ‘Mafies së kromit’ që ka pushtuar Burrelin e që dirigjohet dhe mbrohet nga qeveritarët në Tiranë. Për përfitime, përfaqësues të saj të kërcënojnë hapur e në mes të ditës me pistoletë e kallash  dhe policia nuk i shikon, ndërsa qeveria i mbron. Jam Fiqiri Stefasani, zotërues i një subjekti për shfrytëzimin e galerisë 14 në Batër dhe në bazë të ligjit, më datë 16.05.2011, kam lidhur një kontratë zyrtare me subjektin ‘Ardas’ sh.p.k. me përfaqësues  ligjor z. Xhaferr Ndreu. Gjatë kësaj kohe kam kryer punime dhe rezervat e kromit janë të gatshme për shfrytëzim dhe tregtim.

Kur duhej të merrja paratë, pa pritur, vjen policia shtetërore(po jo zyrtarisht) në shoqërimin e  të fortëve dhe më urdhëron pezullimin e  punimeve. Ky absurd i mafies nisi më datë 03.09.2012 e që nga ajo ditë, nëpërmjet kërcënimeve, unë nuk lejohem të punoj. Kontaktet me Xhafer Ndreun që shoqërohet nga të fortë të armatosur nuk dhanë rezultat e unë nisa rrugën ligjore. Ju drejtova AKBN shkresë Nr 10/1 Prot dt.09.04.2013 si istitucionit përkatës për zgjidhjen e problemit por nuk mora përgjigje. Më pas  ju drejtova METE-s dhe AKBN-s me shkrese Nr.10/2 dt.28.04.2013 por përsëri asnjë përgjigje. Përsëri me shkresën Nr.10/3 dt, 20.06.2013 ju drejtova METE-s AKBN-s si dhe drejtorit të drejtorisë së minierave pranë METE ku vetëm pas kësaj mu kthye një përgjigje shkresë me Nr.4146/1 prot dt,03.07.2011 me të cilën me bllokohet e gjithë puna pa dhënë asnjë shpjegim.

I shkruaj përsëri AKBN. Më  dt,24.07.2013 vijnë nga Tirana gjoja për të parë situatën në vend. Grupi i kontrollit erdhi me z. Xhaferr Ndreu (i shoqëruar me grupe dhe badigardë të armatosur) . Në vend të zgjidhjes së problemit, badigardët nisën ‘dialogun’ me mua në galerinë 14 me breshëri kallashnikovi. U terrorizuam, më thanë të mbyll gojën dhe ikën…

Më datë 27.07.2013 bëra denoncim në komisariatin e policisë Bulqizë, por askush këtu nuk guxon të përballet me mafien e  kromit. Tri subjekte të tjera e kanë rrethuar objektin tim e po gllabërojnë kromin, pasurinë që subjekti ik ka grumbulluar në muaj e vite. Ku të shkoj! Kërkoj të drejtën time,  më kërcënojnë me armë. Denoncoj në polici, ajo nuk guxon të ndërhyjë. Kërkoj ndihmën e shtetit, por përfaqësues të shtetit shoqërojnë mafiozët e kromit. Kam shpenzuar(punë) deri tani mbi 300 mijë euro, (bashkë me punëtorët që kam si subjekt), të cilat po i marrin mafiozët.  E vetmja rrugë, më mbeti të denoncoj publikisht tek ju, tek ‘Dita’ që po tregon se thotë e mbron të vërtetën. Bëj apel që qeverisë Rama që nis punën në shtator, ti vej fre  mafies së kromit në Bulqizë, Burrel e Martanesh.. Me respekt, Fiqiri Stefasani

 

Letër e nënshkruar: Fiqiri Stefanasi

 

Share This Article
1 Comment
  • njeres si ty o z fiqo nuk kane nder ,nder kane ata qe persgkruan ti po cti besh mafies kur ajo komandon shtetin ,,do zoti na ben gje ky trimi qe e zgjodhi populli ve dore ,,nese nuk ben gje dhe ky ne jemi te destinuar qe te shfarosemi si komb ,dhe shkak e shte politika serbe dhe greke me ndihmen e pa kursyer te politikes tradhetare shqipetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *