Denoncon në polici humbjen e gruas

Saimir Lleshi

Një burrë 32 vjeçar denoncoi në polici se i ka humbur gruaja. Rasti u regjistrua në Durrës, ku policia thekson se po punon për të gjetur shtetasen B.K. 21 vjeçe.

Ndaj shtetases së mësipërme, ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi P.K.32 vjeç, pasi shtetësia B.K. është larguar së bashku me vajzën 3 vjeçe.

Ndërkohë, policia po punon për gjeten e një tjetër shtetasje të larguar gjithashtu nga shtëpia. Rasti tjetër u regjistrua në fshatin Cudhi të Krujës, ku një shtetas ka denoncuar humbjen e vajzës së tij 17-vjeçare me iniciale R.Ll. 42-vjeçari ka thënë në polici se vajza është larguar pa treguar se ku po shkonte. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *