Ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi u shpallën sot “non-grata” nga Departamenti i Thesarit në SHBA, me akuzat e korrupsionit, përfshirjes në grupe kriminale dhe shantazh përmes mediave në rastin e Ndroqit.
Por teksa Departamenti i Thesarit ka zbuluar përfshirjen e tyre në këto vepra, ka zbuluar edhe identitetet reale të tyre.
Kështu, sipas Departamentit të Thesarit, emri i vërtetë i Aqif Rakipit është Skënder Ejylbegaj. Ndërsa emri i biznesmenit Ylli Ndroqi është Xhemail Pasmaçiu.
Njoftimi i plotë:
NDROQI, Ylli Bahri (a.k.a. PASMACIU, Xhemail; a.k.a. PASMACIU, Xhemal), Tirana, Albania; DOB 11 Mar 1965; POB Tirana, Albania; nationality Albania; Gender Male (individual) [BALKANS-EO14033].
RAKIPI, Aqif (f.k.a. EJYLBEGAJ, Skender), Elbasan, Albania; DOB 01 Apr 1964; POB Durres, Albania; nationality Albania; citizen Albania; Gender Male (individual) [BALKANS-EO14033].
o.j/dita

Hahaha, këta të dinë edhe emrin e vërtetë mor jahu.A mundet me na thënë ditëlindjen e Sali Berishës se na ka ngatërruar kopili,ene emrin thonë që e ka pas Salih.