Një shtetas që po deportohej nga Franca është zhdukur në Rinas.
Policia e Shtetit ende nuk ka reaguar zyrtarisht për rastin, por konfirmon paraprakisht se personi në fjalë nuk ka qenë i dënuar, por po deportohej.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku shtetasi Arnold Canameti është zhdukur pa lënë gjurmë.
Për rastin kanë nisur hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Dyshohet se arratisja është ndihmuar nga persona të brendshëm.
Dy persona janë arrestuar nga policia në lidhje me arratisjen e një shtetasi mbrëmjen e shkuar. Në pranga përfunduan policët Murat Hysa dhe Ylber Ndoi.
Ata akuzohen se kanë ndihmuar në fshehjen e autorit të kërkuar. Cenameti kishte shkelur rregullat e zonës Shengen pasi ka qëndruar më shumë se tre muaj në Francë. Ai akuzohet edhe për një tentativë plagosjeje. /Dita/

depërtohej??? Ah e mjera gjuha shqipe!
Ketyre u zhduket njeriu perpara hundes…e guxojne te kundeshtojne faktin qe “malli” shkon me kamiona jashte……Forca Cunaaaaaa!!!
Depertohet? ka dashur te thote deportohet, por as ky nuk eshte termi i sakte. Gazetare leshi me paga pambuku. Futja kote i thone kesaj pune.
Hajde gazetar hajde…
Fjala e sakte shqip: kthehet ne Shqiperi. Ne gjuhen juridike : ekstradohet, ne Anglisht:
deportohet dhe jo depertohet.
Ore po keta policet e Tahirit sikur flene gjume. Njehere i iku Stresi, njehere Frroku, njehere ky nga Franca, droga u kalon nen hunde neper dogana, kriminelet si Shullazi i lene te lire te livadhisin pasi kane dhene 4 versione te ndryshme te atentatit, u digjen provat. Shyqyr qe keta i kane punesuar me konkurse dhe jane te pergatitur.