Interesi mesatar i depozitave në lekë për të gjitha afatet e maturimit zbriti në muajin mars poshtë 1%.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar zbriti në 0.94%, nga 1.17% në muajin e mëparshëm.
Për depozitat me afat 1 vjeçar, më të preferuara nga kursimtarët, interesi ka zbritur afër 1%, ndërsa dhe për depozitat afatgjatë, (5 vjeçare), interesi ka rënë në rreth 3.5%.
Kursimet një dhe tre mujore japin një kthim afër zeros, përkatësisht 0.49 dhe 0.39%.
Që prej shtatorit 2011, kur Banka e Shqipërisë filloi politikën agresive të lehtësimit monetar, duke orientuar bankat të ulin interesat e depozitave e kredive, kthimi nga kursimet është ulur ndjeshëm.
Në shtator 2011, nga depozitat 12 mujore, mund të merrje një fitim prej 5.9%.
Rritja e tatimit mbi të ardhurat nga interesi nga 10 në 15% nga janari 2015 ka ulur dhe më tej të ardhurat që kursimtarët merrnin nga interesat.
Kjo rënie e interesave ka bërë që depozituesit të tërheqin paratë nga kursimet 1 vjeçare.
Në mars, depozitat me afat të individëve në lekë ranë me 1.7 miliardë lekë, ndërsa me bazë vjetore janë tkurrur me 10%.
Ndërsa për kursimtarët rënia e interesave është një lajm i keq, për të gjithë ata që duan të marrin kredi në lekë, interesat janë më të lira se asnjëherë tjetër.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se norma mesatare e interesit të kredisë në lekë (për të gjitha afatet e maturimit) në mars të këtij viti zbriti në 7.3%, një rekord minimumi historik.

MOS I MBANI PARATE NE BANKA, POR INVESTOJINI NE FLORI OSE PRONA, MUNDESISHT JASHTE SHTETIT, SA ME LARG EDVINIT DHE QEVERRISE SHQIPETARE NE PERGJITHESI.
KETO JANE PASOJAT E ULJES SE NORMAVE TE INTERESIT.
KJO BEHET NE MENYRE QE QEVERRIA KRIMINALE SHQIPETARE, TE MOS PAGUAJE INTERESAT PER PARATE QE U KA MARRE SHQIPETAREVE ME ANE TE BONOVE TE THESARIT DUKE VENDOSUR VETE SE SA INTERES DO TE PAGUAJ, SIPAS MIDESE SE SAJ.
CMIMI I PARASE ESHTE CMIMI TEK ME I RENDESISHEM NE EKONOMINE E LIRE, PASI PARAJA PERBEN 50% TE CDO TRANSAKSIONI.
VENDOSJA E KETIJ CMIMI, NJESOJ SIC VENDOSTE SISTEMI KOMUNIST KUOTAT E TOLLONAVE, CON PATJETER NE KETE SITUATE KU NJEREZIT I LARGOHEN PARASE NEPER BANKA.