Depresion tek shqiptarët, 70% kanë kaluar të paktën një herë

DITA Online

Ankthi dhe depresioni janë gjithmonë e më shumë të pranishëm në jetën tonë. Sipas një ankete të zhvilluar në vitin 2018 nga INSTAT dhe ISHP rezultoi se afro 70 % të pyeturve kanë kaluar të paktën njëherë depresion gjatë jetës së tyre. Sipas psikiatërve faktorët ekonomiko social janë ato që rëndojnë më shumë këtë gjendje, raporton Tv Klan.

Arjana Rreli, psikiatre:

Shkaqet janë biologjike dhe nga ana tjetër ato që e rëndojnë janë faktorët ekonomik dhe social, për të shpërthyer të tilla problematika. Një person që ka një mirëqenie, baza të sigurt financiare ka më pa k predispozita për të bërë gjendje të ndryshimit të humorit“.

Por në krahasim me depresionin, ankthi dominon më shumë në popullatën shqiptare.

Tendenca ka ardhur në rritje, ankthi është i kudogjendur dhe ngatërrohet shpesh herë me depresionin. Ankthi dominon në popullsi, depresioni ka pjesë edhe ankthin”.

Për sociologët, këto sëmundje mendore ndikojnë drejtpërsëdrejti në shoqëri duke prodhuar deri edhe  kriminalitet.

Entela Binjaku, sociologe:

Ndikimet janë të shumanshme, edhe tek rasti i divorceve dhe efikasiteti i punës të përditshme që  shumë njerëz janë të ngarkuar psikologjikisht dhe nuk japin rendiment në punë e tyre, edhe tek ushtrimi i dhunës që kanë si burim depresionin. Deri edhe kriminaliteti.”

Depresioni është një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, i lidhur zakonisht me të qënit i trishtuar dhe humorit të keq që sjell ulje të produktivitetit mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 4.4 % e popullsisë globale janë me depresion.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Sigurishte qe do jetoj ne Ankth shqiptari e bjere ne Depresion ,
    kur dijme qe te gjitha politikat e ndjekur deri tani ne ate vend ,

    qofte nga bandat politike ne vend poredhe Politikat e Aleateve tane ,
    kan mbjell Pasigurine ne popull .
    Ne kte gjendje pasigurie per te nesermen , njeriu nuk ndihet me normal ,
    nuk mendon normal ,
    nuk jeten normal ,
    pra nuk eshte normal ,
    si pasoje ndrydhje te ndjenjave te brendeshme ,
    humbje besimi ne jete
    permanent ankthe ,depresion ,
    nga nji transformim i papritur ,i dhunshem ne jete ,
    mbas ndryshimite te sistemeve .
    Pra qytettarit i duket sikur e kan zhvendosur ne nji Bote tjeter ,se ajo qe ai kishte jetuar me pare ,
    te pambrojtur nga asnji Politike apo egersire ne xhiro ,

    kalon nga siguria e madhe qe e rrethonte ne ish sustemin Diktatorial ne nji bote lirie te gjithckaje ,lajthitje totale ,ku nuk rrespektohet ne shoqeri asgje dhe gomaret e kafshet te bllokojne Korsin e Jetes pra kudo papergjegjshmeri e pasiguri ,

    i ndodhur ne kto kushte ,ndryshime radikale shqiptari ,
    pesoj traum ,u traumatizua ,edhe me ardhjen e kafsheve ne pushtet etj etj .

    Pra njeriu humbi ate Post social te rrespektit njerezor dikur ,
    humbi cdo lloj qetesie ne jete ,
    pesoj nji tronditje fatale ne jeten e tij ,

    te cilat nxjerin Shpirtin e njeriut prej asaj Balance te brendeshme dhe prandaj sot , shume shqiptare
    kan Mall per ate qetesi e siguri te se kalures .

    Pastaj tjeter dhe e fundit qe do shtoja eshte se ,
    popiulli shqiptare eshte totalishte i pambrojtur ,
    nga cdo poloitike e ketrajtim ,cdo art dhume individuale apo kolektive ,
    i paperfaqsuar nga asnji pjes e shoqerise ,etj etj .
    Ju si Psikolloge e Sociologe nuk organizoheni bashke ,
    e formoni Grupe Organizata ne mbrojtje te ksaj semundjeje kolektive shqiptare ,keshtuqe asgje nuk sjell ndryshim pa nji kunderveprim .Un do isha i bindur se, nqs ju do rganizoheni dhe i kerkoni Fonde si psh Organizate ne sherbim te popullit per te luftuar kte semundje Depresion ,mundet t’ju ndihmonte edhe Bashkia me ndonji Fond Modest por edhe nga Qeverria
    Problemi eshte se ju e keni te veshtire te levizni e keni te veshtire ndryshimin ,por pa nji hap te pare ,nuk vejn asgje . S’e di ,sa korrekt jame por ,deshiroj nji gje te tille ,qe ajo situate atje te ndryshoje dhe nxis inicioativen ,ngacmoj iniciativen ta zgjoj ate . KLM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *