Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Depresioni dhe mënyrat për ta kuruar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Depresioni dhe mënyrat për ta kuruar
Shendetesi

Depresioni dhe mënyrat për ta kuruar

anazapta
Published January 9, 2013
Share
SHARE

Depresioni si një ndër fenomenet më të përhapura të kohëve moderne prek njerëz të kategorive të ndryshme pa dallim gjinie, grupmoshash, klasash sociale, ekonomike etj. Mjekët pohojnë se të paktën një herë në jetë nga ky fenomen. Depresioni klasifikohet si një lloj çrregullimi emocional apo ndryshim i humorit që shkon përtej të zakonshmes dhe karakterizohet nga episode periodike të ngazëllimeve ekstreme ose nervozizmit dhe sjelljeve kontradiktore që vijnë nga simptomat depresive periodike.

Njerëzit me simptoma depresive nuk mund të merren ‘me të mirë’ që të dalin nga kjo gjendje. Trajtimi është shumë i nevojshëm dhe shpesh herë ëshë vendimtar në shërim.

 

Shenjat

Depresioni nuk mund të diagnostikohet përmes analizave, siç ndodh me sëmundjet e tjera. Metoda e vetme për të pasur një diagnozë të saktë është konsultimi me një mjek, dëgjimi me kujdes dhe shpjegimi i simptomave për pacientët e tjerë, si dhe të informoheni për përdorimin e barnave qetësuese. Duke folur me një specialist, ai mund të verifikojë gradën e depresionit dhe t’iu këshillojë të merrni barnat e duhura që ju nevojiten për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Megjithatë disa nga shenjat e dukshme të depresionit të cilat mund t’i kuptoni dhe vetë janë: trishtim i vazhdueshëm, ankth; humbje e interesit ndaj gjërave që më parë ju pëlqenin; shmangie nga mjediset sociale; nervozizëm i tepruar; ulja e aftësisë për t’u përqendruar dhe për të marrë vendime dhe në raste ekstreme mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes.

 

Kurimi

Barnat antidepresive veprojnë duke rritur nivelin e serotoninës, një hormon i prodhuar nga truri, i cili rregullon humorin. Ndodh shpesh që njerëzit të jenë shumë neglizhentë ndaj efekteve anësore që sjell një ilaç, duke shkaktuar shqetësime në stomak, dhimbje koke, pagjumësi, probleme që lidhen me seksin. Ideale do të ishte që marrja e barnave të shoqërohej me seanca terapie në ekspertë të kësaj fushe. Terapia është shumë e domosdoshme në kurimin e një depresioni të avancuar, e në këtë drejtim ekzistojnë lloje të ndryshme. E tillë është “psikoterapia konjitive dhe e sjelljes”, një nga më të praktikuara sot, që e ndihmon pacientin të adaptojë sjellje të reja për të përmirësuar ndjesitë vetjake.

“Terapia ndërpersonale” që fokusohet në ndryshimin e pikëpamjeve të shtrembëruara të individit për veten dhe mjedisin përreth, duke punuar me marrëdhëniet e vështira dhe identifikimin e shkaktarëve të stresit në mjedisin përreth dhe mënyrën se si mund të shmangen ato. “Terapia elektrokonvulsive” e cila përfshin njohjen e luhatjeve ekstreme të humorit është vendimtare në marrjen e një trajtimi efektiv, duke shmangur kështu pasojat e dhimbshme të sjelljes maniako-depresive.

Në shumicën e rasteve, trajtimi afatgjatë  dhe parandalues ​​është i nevojshëm për të stabilizuar ndryshimet e humorit që lidhen me depresionin maniak. 80 për qind e personave të prekur nga depresioni e trishtimi, shërohen falë barnave, bashkëbisedimeve ose kombinimit të të dyjave. Edhe aktiviteti fizik është një faktor po aq i rëndësishëm për t’u kuruar nga simptomat depresive. Duke ecur çlirohet endorfina, që rregullon humorin. Izolim nga njerëzit dhe ambientet sociale është pjesa më e dëmshme prandaj është shumë e rëndësishme të krijoni një rrjet kontaktesh, për shembull një grup miqsh që ju mbështesin psikologjikisht. Nëse jeni tipa të mbyllur dhe e keni të vështirë të flisni me njerëz të tjerë, mund të ndiqni ndonjë kurs, duke filluar nga ai i gjimnastikës, te gjuhët e huaja, gjë që ju ndihmon të jeni në kontakt me botën e jashtme.

anazapta January 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?